Zgjerohet skema e mbrojtjes sociale

12:55 | 01/08/2019

Personat me aftësi të kufizuar në kushte pune do të trajtohen me pagesën e paaftësisë gjatë gjithë jetës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tregoi ndryshimet në ligj. Njeë ndër to është dhe ndryshimi  në mënyrën e vlerësimit të kësaj kategorie.

Zgjerohet skema e personave që do të trajtohen me asistencë sociale nga buxheti i shtetit. Kategoritë që përfitojnë i tregoi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në një interpelancë me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuar.

“Ligji i ri i miratuar i asistencës sociale hap rrugën edhe për përfshirjen e atyre personave të cilët nuk përfshiheshin në skemën e sigurimeve shoqërore për shkak se nuk kishin një vit pune të siguruar në 5 vitet e fundit. Do të jenë më shumë se 3000 individë të cilët do të përfshihen në skemën e asistencës sociale nëpërmjet programeve të mbështetjes sociale për personat me aftësi të kufizuara”.

Ministrja tregoi gjithashtu se me ligjin e ri, personat me aftësi të kufizuar në kushte pune do të përfitojnë pagesën e paaftësisë jo më për 48 muaj, por gjatë gjithë jetës. Reforma parashikon ndryshime dhe në mënyrën e vlerësimit të këtyre personave.

“Flasim për një vlerësim të ri bio-psiko-social që bazohet në instrumentet më të mirë që ka ngritur Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe struktura të tjera që merren me vlerësimin e aftësisë së kufizuar të cilat ne po i adaptojmë dhe po i aplikojmë në njësitë administrative 6-7 dhe brenda vitit shtrihemi në të gjithë Tiranën”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu përgjigj pozitivisht pyetjes nëse reforma e aftësisë së kufizuar do të përfshijë dhe personat që nuk dëgjojnë ndërsa shpjegoi se synimi është integrimi i tyre në komunitet./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono