Zgjedhjet presidenciale amerikane, Joe Biden shpall kandidaturën
Former Vice President Joe Biden speaks at the Chuck Hagel Forum in Global Leadership, on the campus of the University of Nebraska-Omaha, in Omaha, Neb., Thursday, Feb. 28, 2019. (AP Photo/Nati Harnik)

19:43 | 25/04/201919:430

Pas zërave të shumtë që qarkullonin prej muajsh, Xho Bajdën zyrtarizoi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale amerikane të 3 nëntorit 2020. Kreu i Shtëpisë së Bardhë Tramp ka uruar me ironinë e tij ish- zv/presidentin amerikan me anë të një mesazhi në profilin e tij në Tuiter.

Xho Bajden, ish zv/Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe krahu i djathtë i Barak Obamës deri në vitin 2017, shpalli kandidaturën e tij në zgjedhjet paraprake  të demokratëve në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020.

Në publikimin e video – prezantimit të tij në Tuiter, Bajden shkruan se vlerat thelbësore të kombit amerikan, pozicioni i tij në botë, demokracia dhe gjithçka që e ka bërë Amerikën – ajo që është, janë në rrezil. Është kjo arsyeja sipas tij se pse po kandidon për në shtëpinë e Bardhë.

Video prezantimi zgjat 3 minuta e gjysëm, dhe konfirmon zërat të cilat qarkullonin prej muajsh. 76 vjecari deklaroi se do të hapë fushatën elektorale javën e ardhshme në Pittsburgh.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Tramp. Nuk e ka kursyer reagimin, ku me anë të një postimi në profilin e tij në Tuiter ironizoi për kandidaturën e Bajden:

“Mirë se erdhe në garë i përgjumuri Xho. Shpresoj vetëm që ti të kesh inteligjencën, e vënë në dyshim për shumë kohë, për të ndërmarrë një fushatë të suksesshme. Do të jetë eksperiencë e shëmtuar, do të përballesh me persona që kanë disa ide shumë të sëmura dhe të këqija. Por do ia dalësh, do të të shoh në vijën e fillimit.”

I favorizuar në sondazhet e para të demokratëve, Bajden do të ketë shumë kandidatë përballë. Plot 19.

Edhe pse Tramp e ka pagëzuar me pseudonimin “I përgjumuri Xho” dhe Republikanët mendojnë se ai bën hapa prapa dhe jo para, në të vërtetë ish zv/presidenti amerikan është në avantazh ndaj Tramp me tetë pikë.

Nëse zgjedhjet presidenciale do të zhvilloheshin sot ai do të merrte 42 për qind të votave, Tramp 34 për qind, ndërsa të pavendosurit do të ishin 19 përqind. Por në fillim ai duhet të bindë elektoratin demokrat.

Analistët shprehen se eksperienca e tij politike dhe ndërkombëtare është një plus shumë i madh, në krahasim me kandidatët e tjerë. Dhe është shumë më i famshëm. Por njëkohësisht bën gafa të panumërta, dhe si një burrë i bardhë i moshës së mesme mund të humbasë disa vota në një parti demokrate gjithnjë e më shumë liberale. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono