Zgjedhjet parlamentare, BE: Nga Rusia ka pasur aktivitet dezinformimi

16:58 | 14/06/2019

Autoritetet europiane konfirmuan aktivitete dizinformacioni të shtrira në kohë dhe të kryera nga burime ruse jo të identifikuara, në kohën e zgjedhjeve parlamentare europiane. Lajmi bëhet i ditur nga raporti për luftën kundër dizinformimit të publikuar nga Komisioni Europian.

Bashkimi Evropian deklaroi se ka mbledhur dëshmi për aktivitete “të vazhdueshme dhe të qëndrueshme” të dezinformimit nga Rusia, me synim që të ndikonte në rezultatet e zgjedhjeve të muajit Majit për Parlamentin Evropian.

Raporti i Komisionit Europian thotë ndër të tjera se “burimet ruse” u përpoqën të kufizojnë pjesëmarrjen e votuesve dhe të ndikojnë në preferencat e tyre. Raporti nuk shpjegon se çfarë nënkupton me “burimet ruse”.

Ai pason paralajmërimet para zgjedhjeve të Brukselit për vendet e BE-së dhe kompanitë e mediave sociale, që të ishin të vëmendshme përballë lajmeve të mundshme të rreme nga Rusia. Aktivitetet e dezinformimit të regjistruara në raportin e 14 Qershorit, variojnë nga sfidimi i legjitimitetit demokratik të BE-së deri te shfrytëzimi i debateve përçarëse mbi çështje si migracioni.

Komisioni Europian tha se përpjekjet e tij për të luftuar lajmet e rreme kanë ndihmuar në reduktimin e sasisë së dezinformatave që shfaqen në internet, por ai shtoi se duhet bërë më shumë.

“Taktikat e përdorura nga aktorët e brendshëm dhe të jashtëm, në veçanti të lidhura me burimet ruse, po zhvillohen shpejt ashtu si duhet të zhvillohen dhe masat që ndërmarrin shtetet dhe platformat online”, tha Komisioni Evropian./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono