Zgjedhjet në Maqedoni, test për vlerësim nga BE-ja

22:53 | 26/03/2019

Zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni do të jenë një test për integrimin e vendit në Europë. Krerët e qeverisë shprehen të bindur se procesi do të shkojë mirë dhe se vendi është gati për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

Gjatë zgjedhjeve të ardhshme nuk guxon të ketë hapësirë për gabime dhe në sytë e Brukselit është pak e rëndësishme se kush do të jetë shefi i ri i shtetit, në krahasim me atë se si do të zhvillohet ky proces, vlerëson zëvendëskryeministri Bujar Osmani, lidhur me raportin e pritshëm të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë:

Bujar Osmani, zëvendëskryeministër: “RMV-ja edhe sot është e gatshme të fillojë bisedimet. Në këtë pjesë janë përmbushur të gjitha kushtet. Por ka edhe shumë momente të paparashikueshëm prej tani e deri në qershor. Pjesërisht këto janë probleme të brendshme, një pjesë rajonale dhe një pjesë evropiane. Por pajtohem se zgjedhjet këtu s’do të jenë parametër i rëndësishëm në mënyrë që të përcaktohet pjekuria e institucioneve, se a janë të gatshëm të fillojnë bisedimet, a janë të gatshëm të ballafaqohem me sfidën e të qenit anëtar i BE-së. Liria dhe transparenca e mediave do të jetë vetëm një pjesë e pasqyrës në të cilën Evropa do të shikojë se sa ka avancuar shoqëria në vend”.

Zoran Trajçevski, Agjencia për Media: “Agjencia se edhe gjer më tani do të bëjë ç’mos që 100% të ndihmojë MV-në të marrë rekomandim pozitiv-raport në fund të muajt maj dhe të fillojnë bisdedfimet e RMV-së për anëtarësim në BE. Këtë do ta dëshmojmë në mënyrë shembullore me zbatimin e ligjit zgjedhor gjatë zgjedhjeve presidenciale bashkë me organet tjera të shtetit, të cilët zhvillojnë procesin zgjedhor”.

Dekadave të shkuara Maqedonia rregullisht ishte e fundit në listat ndërkombëtare të cilët pasqyrojnë lirinë e shprehjes dhe transparencën e mediave, kryesisht për shkak të ndikimit të madh politik dhe biznesor, por edhe për mungesë të standardeve profesionale. Në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit në pjesën e lirisë së shprehjes thuhet se –qeveria avancoi në respektimin e lirive të mediave, se ka debate më të hapura politike dhe informim kritik, se ka më pak trysni dhe frikësim të gazetarëve, por mediat mbeten të ndara sipas linjave politike, etnike dhe gjuhësore./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono