Zgjedhjet në Kosovë, votojnë Haradinaj dhe Thaçi

10:30 | 06/10/201910:300

Kreu i AAK-së, njëkohësisht kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj votoi këtë të diel. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe në një prononcim për mediat ftoi qytetarët që të votojnë.

“Edhe ne e shfrytëzuam të drejtën tonë. I lus krejt qytetarët e vendit pa marrë parasysh bien politike të votojnë. Vetëm me votë vendosin vetë. Është sukses për Kosovën një demokraci kaq e mirë. Çdo gjë ka shkuar mirë deri tani. Urime këto zgjedhje, urime të gjithëve. Jemi në proces të rëndësishëm për vendin. Besoj se të gjithë duhet të votojmë”, tha Haradinaj.

Votën e tij e hodhi edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Në një prononcim të shkurtër për mediat ai tha: “Dëshiroj t’i uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të rëndësishme, në të njëjtën i ftoj të votojnë për të drejtën e tyre për të mirën e tyre. Të jetë një motiv për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për një jetë më të mirë, për mirëqenie”.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono