Zgjedhjet në Kosovë, Edita Tahiri: Qytetarët dënuan lojërat për ndryshimin e kufijve

20:37 | 07/10/201920:370

Ish-kryenegociatorja për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Salzburgu me ABC News, deklaroi se zgjedhjet e djeshme në Kosovë janë një lajm i gëzueshëm sepse erdhën ndryshimet. Qytetarët dënuan lojërat me ndryshimin e kufijve sipas saj.

“Mendoj se dje ishte një lajm shumë i gëzueshëm sepse ndryshimet erdhën, kanë qenë të shumëpritura. Opozita i fitoi zgjedhjet. Ky është demonstrim i një vizioni që të tregohet se korrupsioni keqqeverisja, por edhe lojërat e kufijve janë gjëra të tejmbushura dhe kjo votë e qytetarëve i dënoi këta që ishin në pushtet. Jo vetëm unë, por shumica jo vetëm që e prisnim, por dukej në Kosovë që kishte ardhur koha për ndryshime kjo ka filluar në kohën që dolën në dritë lojërat e rrezikshme për ndryshimin kufirit. Kishte një revoltë të madhe të qytetarëve, por meqenëse u ndalën në samitin e Berlinit kishte një qetësim të situatës, përndryshe do të kishte revoltë. Kjo ishte forma më e mirë që me mënyrë demokratike të goditen këto zhvillime negative”, tha Edita Tahiri.

Për sa i përket një qeverie LVV-LDK, Edita Tahiri u shpreh se dy partitë i kanë afruar qëndrimet sëbashku.

“Mendoj që këto dy parti mjaft i kanë afruar qëndrimet para zgjedhjeve sepse patën përpjekje të hyjnë në koalicion sëbashku. Ashtu siç kanë paralajmëruar kanë pasur disa pika sëbashku. Ne në Kosovë kemi pasur kësi bashkimesh të panatyrshme. Kosova ende ka punë në dialogun me Serbinë”, tha Tahiri./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono