Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit?

11:25 | 21/08/201911:250

Rreth 4 milion euro është shuma që mendohet se do të duhet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shprehet i gatshëm për të nisur punën, nëse të enjten do të shpërndahet parlamenti i vendit, dhe presidenti Hashim Thaçi do të caktojë një datë për zgjedhjet e reja.

Mediat në Kosovë raportojnë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  është i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, mirëpo ende i mungon një anëtar nga radhët e koalicionit PAN. Por kjo gjë nuk pritet të pengojë procesin zgjedhor. Në bazë të praktikave të mëhershme, KQZ-së në total i duhen 4 milionë euro për të mbuluar koston e zgjedhjeve.

Në rast të shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, më 22 gusht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm t’i fillojë përgatitjet menjëherë pasi presidenti Hashim Thaçi ta caktojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pavarësisht se viti 2019 nuk është pritur të jetë vit zgjedhor, përfaqësues të këtij institucioni thonë se KQZ-ja është e gatshme për zgjedhje, ndonëse sipas tyre ende nuk është caktuar kostoja që do t’i mbulonte shpenzimet e tyre, shkruan më tutje Gazeta Zëri.

Zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017 buxhetit të Kosovës i kanë kushtuar rreth 4 milionë euro dhe një shumë e përafërt pritet të ndahet përsëri nga buxheti i shtetit për organizimin e tyre në këtë vit. /ABC news Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono