Zgjedhjet e mesmandatit, rinumërim votash në Florida

23:06 | 10/11/201823:060

Në disa shtete të Amerikës, mes të cilave ai i Floridës, do të ketë rinumërim të votave të hedhura në zgjedhjet e mesmandatit. Kjo, pasi demokratët kontestojnë fitoren e ngushtë të republikanëve për Senatin dhe postin e guvernatorit.

Rezultatet e ngushta dhe të kontestuara në zgjedhjet për Senatin dhe zyrën e guvernatorit të Floridës kanë detyruar komisionerët zgjedhorë të vendosin për rinumërimin e votave. Sipas mediave amerikane, rinumërimi do të bëhet në mënyrë elektronike dhe ka shanse që rezultatet të dalin të enjten e ardhshme. Në zgjedhjet e mesmandatit, kandidati republikan për senator të Floridës, Rik Skot fitoi ngushtë ndaj rivalit demokrat Bill Nelson, me 0.15 për qind të votave.

Ndërsa në garën për guvernator, republikani Ron De Santis fitoi ndaj demokratit Endriu Gillum, me 0.41 për qind. Ndërkohë, rinumërim të votave do të ketë edhe në Xhorxhia dhe Arizona, ku përkatësisht kontestohet rezultati për guvernator dhe senator. Duke reaguar në profilin e tij në Tëitter nga Franca, presidenti Donald Trump akuzoi komisionerët demokratë në Florida për korrupsion, edhe pse nuk paraqiti asnjë provë.

“Po përpiqen të na vjedhin dy fitore të rëndësishme në Florida. Por ne po i ndjekim me vëmendje”, tha Trump.

Në edicionet e tyre online, mediat amerikane shkruajnë se proceset e rinumërimit mund të shoqërohen me sfida ligjore dhe rrjedhimisht përcaktimi i fituesve mund të kërkojë disa javë kohë. Në zgjedhjet e së martës, demokratët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve pas 8 vitesh në opozitë, ndërsa republikanët zgjeruan dominimin në Senat.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono