Zgjedhjet e 30 Qershorit, reagon Këshilli i Evropës

14:30 | 27/06/201914:300

Këshilli i Europës njeh 30 Qershorin si datë zgjedhjesh. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm thotë se zgjedhjet duhet të zhvillohen me standard.

Këshilli i Europës po ndjek me vëmendje situatën përpara zgjedhjeve të 30 Qershorit në Shqipëri. Këtë e bën të ditur zëdhënësi  i Sekretarit të Përgjithshëm në një deklarate në faqen zyrtare te institucionit ku thotë:

“Ne ndjekim nga afër situatën përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të bëhen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet relevante ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike, si dhe me ato të legjislacionit kombëtar”.

Këshilli i Evropës gjithashtu iu thotë institucioneve shqiptare:

“Në këtë kontekst, ne kujtojmë marrëdhëniet e qëndrueshme dhe të besueshme të Këshillit të Evropës me OSBE / ODIHR, që ka vendosur një mision vëzhgimi afatgjatë në Shqipëri.”

Kështu e përfundon deklaratën e tij për zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono