Zgjedhje të parakohshme, Patozi: Qeveria mund t’i kërkojë pas një viti

18:00 | 20/05/2019

Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi duke folur për situatën politike në vend është shprehur se nuk do dëshironte që PD-ja të kthehej në një krah refraktar në shoqërinë shqiptare. Ndër të tjera ai beson se zgjedhje vendore do mbahem më 30 Qershor. Ndërsa ka bindje që pas një viti vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Mirela Milori: Ka mundësi që PD të shndërrohet pas këtyre zgjedhjeve nëse nuk hyn, në një krah refraktar të shoqërisë shqiptare?

Astrit Patozi: Jo unë nuk dua të besoj gjëra ekstreme sepse kjo është një gjë ekstreme dhe nuk e dëshiroj këtë as për Shqipërinë dhe as për ish-kolegët e mi ku tani na ndan një det i tërë bindjesh politike edhe pse me disa prej tyre ruaj komunikimin. Në se do shkohet drejt kësaj linje të gjitha gjasat janë dhe asgjë nuk përjashtohet.

Mirela Milori: Si e shikoni 30 Qershorin?

Astrit Patozi: Po qe për shërbimin sinoptik nuk e di, por uroj dhe shpresoj të jetë një ditë normale zgjedhjesh. Pas kësaj Shqipëria do njohë kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë në të gjithë territorin.

Mirela Milori: Më çfarë pritshmërie doni të dilni nga zgjedhjet?

Astrit Patozi: Unë i urrej sondazhet dhe them që do shkoj drejt 30 qershorit me të gjitha bateritë e nderuara.

Mirela Milori: Edhe nëse do ketë zgjedhje në 30 qershor, mendoni se do këtë zgjedhje të përgjithshme? Ky vit e gjen vendin me zgjedhje të përgjithshme parlamentare?

Astrit Patozi: Unë mendoj se do ketë zgjedhje të parakohshme dhe ka më shumë gjasa të ketë zgjedhje të parakohshme pas zgjedhjeve lokale, por të cilat mund të bëhen ndoshta pas një viti. E them këtë sepse Shqipëria cilido qoftë rezultati i cili pak a shumë dihet, por edhe vetë qeveria do ketë nevojë për zgjedhje të parakohshme sepse duhet të njohë dhe masë një faktor që është defaktorizuar, por që t’i nuk mund ta ç’bësh. Sepse pavarësisht gabimit të tyre ata sot janë zero mandate parlamentare dhe të gjitha gjasat janë që të jenë zero mandate lokale. Por ti nuk mund të thuash se ata nuk ekzistojnë. Për ta bërë të matshme edhe qeveria do të njohë se sa është pesha e opozitës dhe do t’i thërrasë shqiptarët për të votuar./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono