Zgjedhje të parakohshme? Flet Ervin Bushati (Video)

19:39 | 10/07/2019

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, deklaroi këtë të mërkurë se Shqipëria do duhet të mësojë të kërcejë vallëzimin demokratik si tango. Ai ishte i ftuar në rubrikën “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin këtë të mërkurë ku tha mendimin e tij nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe nëse PS do të rezitojë deri në vitin 2021 me të gjitha pushtet që tashmë ka në dorë. Sipas Bushatit, është shumë e rëndësishme të kuptohet që mandati zgjat 4 vjet dhe jo të hyhet në lojën ku ka gjithmonë zgjedhje të parakohshme.

“Pse këto shifra apo kjo mbështetje mos të merret si një mbështetje e një pune të mirë, por merret si diçka që mund të bëhet keq në të ardhmen. Pyetje retorike. Kjo do të thotë që kemi bërë diçka mirë mesa duket. Ne kemi përgjegjësi të dyfishtë për të qeverisur mirë. Patjetër që do bëjmë më të mirën. Në radhë të parë duhet t’u japim zgjidhje qytetarëve. Problemi i zgjedhjeve të parakohshme është problem politik. Unë po flas për cilësinë e jetës së qytetarëve, për mua kjo është e rëndësishme si ligjvënës.

Ça mendoj unë personalisht për një situatë të tillë? Unë mendoj që Shqipëria do duhet të mësojë të kërcejë vallëzimin demokratik si tango. Para tre javësh isha në Strasburg në Këshillin e Europës dhe me kolegun tim gjerman që është edhe monitoruesi i Shqipërisë nga KiE, po bisedonim çështjen e Gjermanisë dhe tha që kemi 70 vjet që nuk ka zgjedhje të parakohshme në Gjermani dhe mendojmë se është më mirë për demokracinë tonë. Një demokraci e pjekur kur mendon kështu, imagjino sa e vlefshme është për një parti të re të kuptojë se partitë politike duhet të mendohen mirë. Dhe jo t’i hyjmë kësaj lojës që gjithmonë do ketë zgjedhje të parakohshme çdo 3 vjet, pastaj çdo 2 vjet, pastaj çdo 6  muaj. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme për një demokraci në princip si Shqipëria dhe çdo demokraci tjetër që ta kuptojë se 4 vjet është mandati”, tha Bushati./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono