Zgjedhje të parakohshme? Arben Pëllumbi: PO nëse na e kërkon elektorati, por…

21:41 | 21/10/201921:410

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, deklaroi në televizionin ABC News se selia rozë është e gatshme të futet në zgjedhje të parakohshme nëse e kërkon elektorati.

Por sipas tij është shumë e rëndësishme që të realizohet reforma zgjedhore. Kjo pasi, reforma do të plotësonte kushtet që zgjedhjet e ardhshme të njihen nga forcat politike.

Mirela Milori: Më thatë që PS është e gatshme të hyjë në zgjedhje. Nëse e keni këtë siguri përse nuk mendoni që të hyni në zgjedhje të parakohshme dhe të fitoni?

Arben Pëllumbi: Politika nuk është kështu. Nuk është se na mbushte mendja dhe bëjmë çdo gjë. Ne jemi përfaqësues. Jemi votuar dhe një elektorat i caktuar i joni na ka votuar për të bërë qeverisjen e vendit në katër vjet. Humbja e mazhorancës, zgjedhjet e parakohshme duhet të kenë arsye shumë të forta. Ose duhet të humbësh mazhorancën në parlament ose duhet të ndiesh që nuk ke mbështetjen e elektoratit.

Mirela Milori: Edhe JO-ja e negociatave është arsye e fortë.

Arben Pëllumbi: Ne mendojmë që çështja e negociatave bën mirë të mos artikulohet kaq shumë se në fund fare në elektorat përkthehet si në një mbështetje për ne. Patëm një mbështetje të qeverisë gjermane, asaj italiane, të DASH. Franca nuk e ka ndryshuar pozicionin e Francës dhe është drejtpërdrejtë në raport me BE-në.

Mirela Milori: Nëse jeni kaq të bindur për fitoren pse nuk hyni në zgjedhje?

Arben Pëllumbi: Duhet fillimisht të kemi kushtet e përshtatshme për të bërë një palë zgjedhje për të mos qenë një palë zgjedhje që prapë s’njihen. Hë për hë është reforma zgjedhore.

Mirela Milori: Nëse do e keni këtë reformë zgjedhore mund të filloni të mendoni për opsionin e zgjedhje të parakohshme?

Arben Pëllumbi: Nëse elektorati na e kërkon, PO./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono