Zgjatet hetimi parlamentar, Balla: Meta të shkarkohet edhe se dekretoi Xhaferllarin

13:34 | 20/11/201913:340

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla në një dalje por mediat tha se janë shtuar akuzat për abuzim me detyrën nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Për këtë arsye mazhoranca ka vendosur të shtyjë hetimin nga Komisioni Hetimor përtej datës 8 dhjetor, datë kjo ku përfundonte edhe afati për hetimin e Metës.

Balla tha se Presidenti vazhdon të shkelë ligjin e Kushtetutën dhe për këtë arsye mazhoranca ka renditur argumente shtesë për dokumentimin e shkeljeve të tij.

Kreu i shtetit në bindjen tonë ka shkelur Kushtetutën. Është marrë vendimi për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e veprimeve të presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës në një kurs përplasjeje të fortë me Kuvendin dhe me institucione të tjera ka vijuar cenimin e Kushtetutës me pasoja të rënda me veprime konkrete dhe vendime të qëllimshme të cilat po i rendisim: Në kuadër të hetimit për të shkarkuar Presidentin e republikës, Kushtetuta jonë rregullorja e kuvendit apo ligji praktikisht nuk ndalojnë shtimin e objektit hetimor. Duke vërejtur se shkelja e Kushtetutës nga Presidenti i Republikës tashmë është bërë kronike përmes kësaj kërkese argumentet shtesë për hetimin ndaj presidentit nga komisioni hetimor janë:

Cilat janë argumentet shtesë?

-Së pari presidenti i republikës ka nxjerrë një dekret nr 11350, për emërimin e Marsdia  Xhaferllarit  si anëtare e Gjykatë s Kushtetuese. Ky dekret është nxjerrë në kundërshtim flagrant me nenin 125 të Kushtetutës.

-Së dyti, njësoj sic veproi në tejkalim të kompetencës kur anulloi dekretin e tij për caktimin e datës 30 qershor të vitit zi datë për zgjedhjet vendore, me dekretin që ka firmosur për emërimin e Marsida Xhaferllarit presidenti ka vepruar përtej kompetencës së tij kushtetuese duke demonstruar në mënyrë të përsëritur papërgjegjshmërinë institucionale si dhe duke përdorur në mënyrë abuzive pushtetin e dhënë nga kushtetuta.

-Së treti, Ky veprim i Presidentit ka sjellë pasoja të rënda për legjitimimin e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese pasi aktualisht në këtë gjykatë rezulton se mund të ketë filluar detyrën Marsida Xhaferllari e cila ka marrë një mandat të paligjshëm si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

-Së kartërti, Arta Vorpsi ka fituar në bazë të Kushtetutës dhe ligjit mandatin e Gjyqtarit Kushtetues nuk është ftuar nga ana e presidentit sipas ligjit i cili ka deklaruar publikisht se nuk e njeh gjyqtaren kushtetuese në këtë funksion . Në këtë rast presidenti refuzon të zbatojë Kushtetutën që përbën një abuzim me pushtetin që i ka ngarkuar Kushtetuta”, tha Balla./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono