Zv/kryeministri mohon përfshirjen e Dakos në shit-blerje vote

21:13 | 31/01/2019

I pyetur në lidhje me investigimin e Zërit të Amerikës për blerje të votave nga eksponentë socialistë, Braçe tha se në ato dosje nuk ka asnjë fakt që të vërtetojë kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, që të ketë komunikuar me njerëz me të shkuar kriminale.

“Zero. T’u referohemi fakteve, nuk ka në atë dosje ku Dako t’u ofrojë atyre personave lekë për blerje vote. Ma gjeni. Jam mësuar t’i referohem vetëm fakteve. Nuk ka ansjë fjali që t’i referohet. Ma tregoni ku Dako thotë me gojën e tij ke 1 mln lekë për të blerë vota. Të gjithë ata t’u referohen fakteve. Unë nuk e mohoj faktin që në këtë vend është blerë vota”, tha Braçe.

Por pyetja që ngre zv/kryeministri është se si nuk ka asnjë deputet të PD apo LSI në ato përgjime, në një kohë kur ka parë me sytë e tij deputetë nga këto forca politike me thasë me para për të blerë vota.

“Si nuk paska një deputet të PD të përgjuar për të blerë vota. Ka deputetë të PD që kanë shitur shtëpinë për të blerë vota. Ka deputetë të LSI me thasë me para për të blerë vota. U kam bërë dëm të madh në territorin e Lushnjës, kam ndjekur pas drejtor burgjesh që kanë hedhur para në kanale vaditëse. Si nuk paska prokuroria nën drejtimin e Llallës një deputet të PD e LSI. Dosja është zbardhur e gjitha. Po ju them nëse gjeni një rast të vetëm ku Dako ka ofruar lekë për të blerë vota ju kërkoj ndjesë juve dhe publikut dhe Vangjushi të përballet me drejtësinë. Ne kemi marrë 78 mijë vota në qarkun e Durrësit.

Basha çohet atje dhe përgojon një grup deputetësh që nuk ka pasur një kriminel me vete dhe nuk ka harxhuar një qindarkë. Kam harxhuar kohë për të ndjekur pas rrugaçët e PD dhe LSI që qarkullonin me thasë me lekë. Unë nuk e mohoj fenomenin e blerjes se e kam vuajtur vetë ne kurriz, dhe do na duhet shumë punë”. /abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono