Zero tolerancë, Rusia përjashtohet nga Botërori 2022

11:40 | 09/12/201911:400

WADA, Agjencia Botërore e Anti-Dopingut ka marrë një vendim gjatë një mbledhje në Lozanë të Zvicrës. Rusia është përjashtuar për katër vite nga të gjitha kompeticionet sportive, konkretisht nga Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe Botërori i Katarit 2022.

BBC raporton se çdo sportist që provon pastërtinë e tij nga skandali i Dopingut, mund të garojnë për një flamur asnjanës. Një vendim i tillë u mor pasi Rusada (Agjencia Ruse e Anti-Dopingut) i dorëzoi të dhëna të manipuluara të kontrollit Anti-Doping hetuesve në janar të këtij viti. Ky ishte kushti i vendosur nga WADA për t’i dhënë një shans të dytë Rusisë.

Rusia u dënua me tre vite pezullim në vitin 2015 dhe 168 atletë të këtij vendi garuan për një flamur asnjanës në Lojërat Olimpike Dimërore Pyeongchang 2018. 21 ditë kohë ka Rusia për të apeluar këtë dënim dhe Gjykata Ndërkombëtare e Sporteve do të marrë vendimin përfundimtar. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono