Zbulohet skema e mashtrimit financiar me TVSH në tregti e ndërtim

14:29 | 04/10/2018

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka zbuluar një skemë mashtrimi me TVSH-në të kryer nga disa subjejte private në Tiranë, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1 milionë dollarësh.

Gjykata Tiranës kishte caktuar më herët masën e sigurisë atë të  “arrest me burg” Gjergj Felan, administrator i një subjekti privat. Ndërsa është dhënë “arrest shtëpie” për një kontabiliste, një agjente doganore dhe një administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë tjetër private që operonte në fushën e tregtisë. Në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm subjektesh tregtare, kryesisht në fushën e ndërtimit.

Sipas provave të mbledhura nga policia e kryeqytetit, rezulton se shtetasit e mësipërm kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjëlloj aktiviteti me qëllim tërheqjen e blloqeve të TVSH. Ata kishin lëshuar fatura për subjekte të treta, që më pas rimbursoheshin nga shteti. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për afat më të gjatë se 1 vjeçar të prangosurit ksihin krijuar një skemë mashtrimi, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 1 milionë dollarë.

Strukturat hetimore, kanë krijuar dyshime të arsyeshme se skema mashtruese në fushën e ndërtimit është më e gjerë se kaq.

Për këtë arsye po vijojnë hetimet edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë, pasi dyshohet se një pjesë e mirë e parave mund të jenë trasferuar në rajonin e Ballkanit.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave” të kryera në bashkëpunim. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT