Zbulohet skeleti i gjeneralit të ushtrisë së Napoleon Bonapartit

20:25 | 07/11/201920:250

Një grup arkeologësh gjatë gërmimeve në muajin korrik kanë zbuluar një skelet me një këmbë që dyshohej të ishte 200-vjeçar. Eshtrat iu nështruan analizave, por më pas u vendos për ti dërguar në Francë për një ekspertizë të plotë.

Skeleti i gjetur në Rusi u vërtetua se i përkiste gjeneralit të ushtrisë së Napoleon Bonapartit.

Një prej studiuesve ka folur  për CNN dhe ka shpjeguar se ai mori kockën e femurit dhe të nofullës për ta krahasuar me pasardhësit e tij.

Pas testit të AND-së, zbuluesit deklarojnë se skeleti i përket gjeneralit Charles-Ettiene Gudin.

Ai vdiq pas luftës në Moskë. Pas luftimeve ai u detyrua të priste këmbën pasi iu infektua, por në fund nuk arriti të mbijetonte.

Presidenti Putin ka treguar interes për eshtrat e ish-ushtarakut francez duke kërkuar që pas përfundimit  të të gjitha ekzaminimeve ato të ktheheshin në Moskë./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono