Zbulohen krimet e tjera të shqiptarit “Tony Montana”

22:08 | 14/03/2019

Një shqiptar në Britani të Madhe ka dalë përpara gjyqit i akuzuar për vrasjen e shokut të tij. 41-vjeçari Mane Driza përveç vrasjes së shokut të tij Stefan Bledar Mone, 23 vjeç, akuzohet edhe për 4 vrasje të kryera në Shqipëri dhe Itali.

Stefan Bledar Mone

41-vjeçari vrau shokun e tij më 22 Qershor 1999 në një apartament në veri të Londrës. Viktima ishte goditur 120 herë me thikë, pasi e akuzoi atë për vjedhjen e unazës së tij të dasmës.

Më pas, ai iku në Itali ku policia e gjurmon atë në Siçili një vit më vonë. Prokuroria Britanike tha se përveç vrasjes së shoku të tij Driza kishte vrarë dy burra në vendin e tij të origjinës në Shqipëri dy vjet para vrasjes së Mone dhe kishte qëlluar dy tjerë për vdekje në Itali, një vit pas vrasjes së 23-vjeçarit.

Prokurori Jonathan Polnay lexoi historinë e krimeve ekstreme të të pandehurit, bazuar në fakte. Në Shqipëri, Driza ishte dënuar në mungesë, pasi  bashkë me babanë e tij në Dhjetor të vitit 2001.  Ata kishin qëlluar për vdekje babë e bir Elmaz dhe Lavdosh Kannani, të cilët jetoni në të njëjtin fshat me Drizarin.

Lavdosh Kannani kishte qenë dënuar me gjashtë vjet burg për një vepër penale kundër të pandehurit. Por në Mars 1997 ai u kthye në fshatin Bishan Firer, pasi burgjet u hapën gjatë trazirave në vendin tonë.  Më 11 Prill 1997 i pandehurit, në bashkëpunim me babanë e tij vranë Elmaz dhe Lavdosh Kannanin.

Pas vrasjeve, i pandehuri shkoi në Britani ku dyshohet se e sulmoi z. Mone në banesën e tij të Wembley. Ai dyshohet se e kishte qëlluar me thikë dhe fytin ai kishte prerë më sopatë zotit Mone.

E dashura e Stefan Bledar Mone, e cila ndodhej në spital për vizitë mjekësore pasi ishte 6-muajshe shtatzënë, u përball me skena horrori kur u kthye në shtëpi. Trupin e pajetë të të dashurit e konstatoi të nesërmen dhe e identifikoi vetëm nga rripi i pantallonave.

Pas krimit Driza kishte arritur të ikte me avion për të për në Itali, ku kishte vrarë dy burra të tjerë dhe ishte përpjekur të vriste një të tretën.

Në Catania, në Qershor të vitit 2002, ai u dënua për komplot për vrasjen e Artanit Maskaj dhe Albert Bushaj, si dhe tentativë për vrasjen e Lefter Maskaj.

Ai u arrestua një ditë pas krimit dhe më 31 Maj të vitiT të kaluar ishte ekstraduar drejt Britanisë. Pas arritjes së tij në Britani, ai u akuzua për vrasjen e z. Mone.

Gjykatës iu tha se Driza ka pranuar krimet e kryera në Shqipëri dhe Itali, por ka mohuar akuzat për vrasjen e z. Mone. Driza, i njohur gjithashtu si Sokol Drenova, nuk ka vendbanim fiks dhe procesi i gjykimit ndaj tij do vijojë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono