Zbulohen fotot, ja si do shndërrohet këndi lojërave “7 xhuxhat”


13:33 | 12/01/2018

E gjithë hapësira që sot njihet si këndi i lojërave “7 xhuxhat”, në afërsi të rrugës së “Elbasanit”, do të shndërrohet në një kënd modern lojërash për fëmijë dhe shlodhje për më të rriturit. Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit të rikonceptim të parkut të lojërave të fëmijëve, ndërsa projekti do mundësojë që pjesa e nëndheshme të shërbejë edhe për një parking nëntokësor publik. Siç shihet edhe nga fotot e këtij projekti, parku i ri lojërave do të ketë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa do të shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim që do të krijojnë mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit. Falë këtij projekti do mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku./abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono