Zbulohen dokumentet, përse Presidenti Wilson ndihmoi Shqipërinë në vitin 1920

16:23 | 31/01/202016:230

Në krye të prezantimit të saj, Ambasadorja e re amerikane, Juri Kim, përmendi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i dhanë Shqipërisë, duke penguar ndarjen e territoreve të saj në përfundim të Luftës së Parë Botërore.

Ambasadorja nuk gabon…

E vërteta, që deri më sot nuk e kemi ditur apo nuk e kemi thënë, thotë se në vitet 1918-1920, Presidenti amerikan Udru Uillson (Woodroë Wilson) dhe Qeveria Amerikane, jo vetëm e kanë mbrojtur Shqipërinë nga copëtimi i territoreve, por kanë pasur në planet e tyre edhe përcaktimin përfundimtar të saktë të kufijëve, me qëllim që të bashkojnë, aq sa është e mundur, të gjithë shqiptarët, të shtrirë kudo, rreth trungut kryesor, me qëllim final realizimin e një shteti të unifikuar.

Aq qartë e saktë janë hedhur në letër    këto analiza dhe raporte, saqë edhe sot, në kohët moderne, ato e kanë ruajtur vlerën. Madje formulime e fjali të tëra, të përdorura 100 vite më parë, vazhdojnë të përdoren nga politikanët amerikanë si qendrime konstante, serioze, të politikës së tyre sa u përket raporteve mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje të saj.

Po si ndodhi që krerët shtetit më të madh të Botës të investoheshin kaq shumë për një popullsi prej më pak se 1 milion shqiptarësh, historia e të cilëve, me përjashtim të kohërave të Skënderbeut, nuk i kishte kapërcyer ndonjëherë kufijtë ballkanikë?

Çfarë gjurmësh janë lënë pas në dokumentacionin historik për të shpjeguar këtë afeksion të habitshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët?

Përmes dokumenteve që shfaqen për herë të parë, pikërisht këtyre pyetjeve, u jep përgjigjë dokumentari më i ri i ciklit Abc Story./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono