Zbulohen 102 kg kanabis në Memaliaj, arrestohen tre persona

12:45 | 06/01/201912:450

Policia ka zbuluar dhe sekuestruar 102 kg kanabis në Memaliaj dhe ka arrestuar tre persona. Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, Policia gjeti dhe sekuestroi 63.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa. Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Zhulaj, Memaliaj, që dyshohet se e përdornin të prangosurit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej rreth 102 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono