Zbulimi i madh: Më në fund gjendet ilaçi për këtë sëmundje të pashërueshme
Pills macro

10:40 | 13/01/202010:400

Imagjinoni të keni një sëmundje që bën fytyrën tuaj të skuqet, flokët tuaja të bien dhe nyjet tua të kenë dhimbje, përderisa ilaçet e përshkruara nuk arrijnë të lehtësojnë simptomat.

Sëmundja e lupus, për rreth 15 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, është një realitet i përditshëm. Për dekada të tëra, ilaçet ndaj kësaj sëmundje dhe efektet e tyre ishin të vogla.

Por në fund të vitit të kaluar, studiuesit zbuluan atë që besojnë se është përparimi më i madh në trajtimin e lupusit ndër dekada.

Ilaçi i quajtur Anifrolumab, është në gjendje të lehtësoja simptomat e tilla si skuqje e fytyrës, nyje të fryra e me dhimbje, e që nënkupton se pacientët mund të ndalin përdorimin e tabletave tjera.

Lupus zhvillohet kur sistemi imunitar i trupit ndryshon dhe sulmon qelizat e indet e shëndetshme. Shpesh, kjo është si rezultat i një infeksion viral që pacientëtt as që e dinin se kishin. Si rezultat, qarkullimi i gjakut është i përmbytur me interferone, një lloj proteine ​​e cila normalisht patrullon trupin duke kërkuar viruse pushtuese për të sulmuar.

Sëmundja merr emrin e saj nga latinishtja “ujku” sepse lezionet e fytyrës që ajo shkakton janë krahasuar me një kafshim të ujkut. Në raste të rralla, skuqjet mund të jenë aq të rënda, ato çojnë në plagë të thella dhe të groposura në faqe. Gjendja gjithashtu i bën pacientët aq të ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit saqë edhe disa minuta jashtë në një ditë të nxehtë mund të bëjnë që lëkura të mbushet nga flluskat, nyjet të bëhen të përflakur dhe organet e brendshme të fryhen.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono