Zbardhet drafti i PS për ndryshime në Kodin Zgjedhor, a janë reflektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR?

10:30 | 23/10/201910:300

Abc News zbardhi draftin e ekspertëve të PS për reformën zgjedhore i cili pritet të votohet brenda këtij vitit. Ndryshimet i japin të drejtë KQZ-së të anulojë aktivitet e qeverisë apo bashkive gjatë fushatës elektorale, si dhe pengon sponsorët e partive të fitojnë tendera apo koncesione. Në dokument nuk flitet për depolitizimin e administratës zgjedhore, një nga kushtet kryesore të ODIHR.

Ekspertët e Partisë Socialiste pranë Komisionit të Reformës Zgjedhore kanë gati propozimet për miratimin e fazës së parë ndryshimeve në Kod.

Në draftin e siguruar nga ABC News, rregullat e reja forcojnë kontrollin mbi financimin e partive, barazinë gjinore dhe përdorimin e administratës në fushatë, por ky dokument nuk parashikon depolitizimin e administratës zgjedhore, një prej kërkesave kryesore të ODIHR.

Veprimtaritë e ndaluara nga KQZ-ja nuk lejohet të transmetohen në media, të cilat penalizohen nëse e bëjnë.

Drafti forcon kontrollin ndaj sponsorave të partive, duke sanksionuar që çdo person apo biznes që ka bërë dhurime për një parti politike apo kandidati në zgjedhje nuk mund të përfitojnë për periudhën deri 3 vjet pas datës së zgjedhjeve, kontrata publike, koncesione apo fonde të tjera më shumë 10 milion lekë.

Në fushën e barazisë gjinore, ndryshimet propozojnë që në listat për deputetë, secila gjini duhet të përfaqësohet me 30 %, ndërsa për këshillat bashkiakë kërkohet barazi 50 % mes të dyja gjinive.

Burime pranë komisionit i thanë ABC News se çështje të depolitizimit të komisioneve, apo ndryshimi i sistemit do të vijojnë të diskutohen gjatë këtyre dy muajve përpara votimit të dhjetorit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono