Zarfet e dyshuara me helm, reagon Vuçiç: Një shpikje kundër Listës Serbe

16:02 | 14/10/201916:020

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e konsideron një shpifje faktin se komisionerët në Kosovë janë helmuar pasi hapen zarfet me vota që vinin nga Serbia. Sipas tij kjo bëhet për të eliminuar Listën Serbe nga skena politike.

I quan shpikje helmimet në Prishtinë gjatë numërimit të votave nga Serbia. Kjo ka alarmuar politikën në kryeqytetin serb nga ministra e deri tek presidenti, Aleksandër Vuçiç. Zyrtarët serb thonë se shqiptarët duan të manipulojnë votat, pasi duan ta eliminojnë listën serbe. Një katastrofë e ka quajtur Vuçiç këtë ngjarje duke apeluar për kujdes tek ndërkombëtarët.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: Nëse nuk do të ketë më serbë në institucione atëherë e dini se ku janë ata dhe si do të detyrohen të mbrojnë lirinë dhe vatrat e tyre. Ne kemi luftuar partnerët tanë ndërkombëtarë që edhe ata të bëhen të njerëzishëm bashkë me shqiptarët që të mos i ndihmojnë në këto qëllime të sëmura pasi në të kundërt kam frikë që po i afrohemi një katastrofe.

Vuçiç ka pyetur se si ka mundësi që vetëm shqiptarët dhe jo vëzhguesit serb janë helmuar me votat nga Serbia. Siç ka thënë ai, kjo ngjarje, ka një prapavijë politike dhe asgjë tjetër.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: Kanë shpikur një rrëfim për helmim me zarfe nga Serbia. Kanë thënë se anëtarët e komisionit qendror janë helmuar, por jo edhe anëtarët serb. Tani nuk janë më të sigurt nëse janë helmuar, por gjithsesi konstatojnë që duhet të ndalur lista serbe. Unë vetëm mund të them që kjo mund të ketë pasoja katastrofike në marrëdhëniet serbo-shqiptare.

Reagimet kanë ardhur edhe nga Zyra për Kosovën, disa ministra dhe Lista Serbe që kanë qenë një zërit që këto vota mund të mos kenë më vlerë pasi kanë frikë nga përmbytja e rezultatit në favor të serbëve të tjerë që nuk arritën të futen në kuvend dhe nuk kanë mbështetjen e shtetit serb./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono