Zamira Kita flet për momentin e vështirë pas lindjes: Mund të kem kaluar 10 ditë pa gjumë

20:58 | 09/04/201920:580

Zamira Kita është një prej aktoreve më të mira në Shqipëri. Prej vitesh, ajo ka përfaqësuar denjësisht edhe qytetin e saj të Korçës. Para disa kohësh, aktorja tregoi publikisht se kishte kaluar depresion pas lindjes së vajzës.

E ftuar këtë të martë në emisionin “Provokacija”, Zamira Kita ka rrëfyer sërish se pas lindjes ka kaluar më shumë se një javë pa gjumë. Ajo u shreh se pasi bëri publik momentin e vështirë që kishte kaluar, është kontaktuar nga një vajzë tjetër nga Gjakova që po kalonte të njëjtën situatë dhe për të cilën aktorja korçare e ka ndihmuar të kalojë gjendjen e vështirë.

“Unë kalova në një depresion të rëndë pas lindjes dhe nuk e përballoja dot. Më dukej një tmerr të punoja dhe Korçë jo të vija më në Tiranë. Më ka ndodhur një gjë e çuditshme. Më ka marrë një vajzë nga Gjakova pasi më ka dëgjuar në emisionin e Rudinës, emocionohem kur flas për këtë gjë, dhe më tha je e para që flet për këtë gjë, të lutem më ndihmo, jam keq, jam në depresion, nuk dua të jetoj, nuk kujdesem për vajzën, kam ankthe, kam frikë. Mua nuk më punonte logjika. Nuk flija. Mund të kem kaluar 10 ditë pa asnjë sekondë gjumë. Mblidhesha grusht në divan dhe tundesha.

Mua nuk më kalonte nga mjekët. Unë deri në Ksanaks jam kuruar nga një doktor në Korçë dhe nuk më kaloi. Erdha këtu, takova një neurologe më e mira në ato vite dhe më tha do bëhesh siç ke qenë. Dhe unë e shikoja e çuditur dhe thoja kjo kështu u thotë të gjithëve, unë nuk do bëhem siç kam qenë. Në fakt u bëra. Vajza e Gjakovës e pati pak më të zgjatur. Ajo ka një vajzë të shëndetshme, shumë herë më mirë, por vazhdimisht më shkruan kur i vijnë këto gjendjet e vështira, por i kalojnë prapë. Unë e kam ndihmuar shumë ama. Unë i kam treguar gjithë eksperiencën time dhe im shoq me thosha, mjaft se u lodhe. Mua nuk më ndihmonin, më thoshin nuk ke asgjë, por s’ke guxim dhe kurajo të rrisësh vajzën”, tha ajo.

Aktorja rrëfeu gjithashtu se ka kaluar shumë shqetësime me vajzën në spitale në Gjermani për shkak të disa problemeve shëndetësore. Por fatmirësisht ajo tregoi që vajza nuk kishte atë sëmundje që trembeshin prindërit dhe tani gëzon shëndet të plotë.

“Unë kam kaluar shqetësime me vajzën, që rrallë një grua e vetme në mes të Gjermanisë pa ditur gjuhën do t’i përballonte. E vetme nëpër spitale dhe kam kaluar vështirësi të mëdha. Edhe vajza ime ka bllokuar veshkat shumë vite më parë. Unë e shkunda dhe tim shoq mos u mërzit se ne do të bëjmë të pamundurën. Unë nuk e kuptoja ça rreziku përbënte ajo gjë se edhe veshkën tjetër mund ta prishte. Fatmirësisht nuk kishte atë sëmundje që ne trembeshim dhe ajo sot gëzon shëndet të plotë”, tha Zamira Kita./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono