Zalla: Duhen 50 mijë euro për yjet, mendoni se janë më të famshëm se Tare?

22:59 | 13/01/202022:590

Lirim Zallës nuk i ka pëlqyer fakti që në stolin e kombëtares kuqezi ishte Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, teksa mund të ishte zgjedhur një nga ish-trajnerët e kombëtares. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Pressing” në ABC News, ai tregon se sa është shuma që kërkon një lojtar i famshëm për të marrë pjesë në ndeshjet e bamirësisë.

Nuk kanë eksperiencë dhe nuk e njohin këtë lloj organizimi. Drejtuesit e SFPSH duhet të jenë pak më të zgjuar. Sekretari i Federatës nuk mund të jetë trajner i një seleksioni të tillë kur ka trajnerë gjallë.

Neptun Bajko është gjallë. Ata janë futbollistë të mëdhenj të Shqipërisë, ata që luajtën dhe erdhën. Jemi krenuar me ta. Italianët dhe të tjerët, faleminderit që erdhën. Nuk është e thjeshtë të sjellësh emra të mëdhenj, kushtojnë. Qëllimi u arrit por pati mungesë transparence.

Lojtarët e mëdhenj kushtojnë nga 50 mijë euro deri në 200 mijë euro për t’i sjellë. Desha që të ishte madhështore dhe të ishim të gjithë në stadium. Mund të vinin më shumë njerëz, shqiptarët janë të ndjeshëm, por ndikoi mosorganizimi. Mendoni se nga ata lojtarët e huaj të kombëtareve që erdhën janë më të famshëm se Igli Tare? Igli nuk del dot në rrugë prej kërkesave për autografe“, thekson Zalla”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono