Zaev “viktimë” e komedianëve rusë

21:40 | 09/07/201921:400

“Jam viktimë e mashtruesve nga vende me orientim anti-NATO” – ka theksuar Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e shtypit me rastin e incizimeve të publikuar nga dy komedianë rus, që ishin prezantuar si Petro Poroshenko dhe Jens Stoltenberg. Kryeministri Zaev ka thënë se nuk ka qenë i vetmi që është mashtruar dhe se në këtë listë gjenden edhe Presidenti i Francës Emanuel Macron, ish-Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Xhonson, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e të tjerë. Ai i ka kërkuar falje opinionit, por nuk do të dorëhiqet.

Zoran Zaev – kryeministër i RMV-së: Bëhet fjalë për struktura mirë të organizuara për të ndikuar për interesat e vendeve të treta. Kjo është lehtë të konstatohet për shkak se e gjithë kjo është shfaqur nga media me orientime anti-Nato. Kjo është një nga përpjekjet për të dëmtuar interesat tona strategjike kur jemi në përfundim të anëtarësimit tonë në NATO.

Në këtë bisedë telefonike, përveç çështjeve me Greqinë, diskutohet edhe për situatën në Kosovë e Serbi. Madje gjatë bisedës janë këmbyer numrat e telefonit të diplomatit amerikan Ves Miçel dhe të Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.  Kryeministri Zaev thotë se nuk ka ndarë sekrete shtetërore gjatë bisedës dhe se kjo nuk do të ndikojë në raportet me Kosovën dhe Serbinë.

Zoran Zaev – kryeministër i RMV-së: Padyshim se shpreh keqardhje për keqpërdorimet dhe gjatë gjithë bisedës nuk shoh se kam dhënë secrete shtetërore. Këto janë qëndrime që ne i përsërisim çdo ditë e që kanë të bëjnë me Ballkanin dhe integrimet euroatlantike.

Por ndryshe mendon opozita. Ata vlerësojnë se bëhet fjalë për një skandal të madh diplomatil dhe se duhet të ketë përgjegjësi. Zaev të dorëhiqet dhe të formohet qeveri teknike – thonë nga opozita.

Hrsitijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së: Mendoj se kërkimfaljen e vetme që duhej Zaevi ta bënte në konferencën e shtypit, rrumbullaksohet në dy fjali; më vjen turp për atë që bëra dhe dorëhiqem nga funksioni i Kryeministrit. Propozoj që shumica parlamentare të mblidhet sa më shpejt, të formohet qeveri teknike dhe në kuadër të 100 ditëve nga kjo ditë të mbahet zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare”

Komedianët rus Vladimir Kuznecov – Vovan dhe Aleksej Stoljarov – Leksus u bënë të njohur në suaza globale përmes audio-incizimeve të bisedave telefonike me personalitete të njohura, para së gjithash politikanë, duke iu paraqitur dhe prezantuar si shefa të shteteve apo qeverive ose si njerëz të parë të organizatave ndërkombëtare./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono