Zaev takohet me Micotakis: Greqia do të luftojë që të marrim datën për negociatat

13:57 | 15/11/201913:570

Kryeministri i Republikës së Greqisë do të luftojë për vendin tonë që përfundimisht ta marrë datën për fillim të bisedimeve, tha kryeministri maqedonas Zoran Zaev pas takimit me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis në Selanik. Zaev tha se kryeministri Micotakis ka folur hollësisht për planet për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut.

Greqia do të ndihmojë të marrim datë për fillim të negociatave me BE-në, ndërsa zbatimi i Marrëveshjes së Prespës do të shkojë sipas dinamikës së parashikuar, deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas takimit në Selanik me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis.

“Implementimi i Marrëveshjes së Prespës duhet të shkojë me dinamikën pozitive dhe të parashikuar dhe ne punojmë në dy palët rreth kësaj çështje. Fokusin e kishim tek Këshilli Evropian, vendim i cili ishte i Këshillit Evropian. Kisha rast të marrë informacion nga dorë e parë si është diskutuar, cilat janë pritjet. Kryeministri i Republikës së Greqisë do të luftojë për vendin tonë që përfundimisht të marrë datën për fillim të bisedimeve dhe unë jam i lumtur për këtë”, deklaroi pas takimit kryeministri Zoran Zaev.

Zaev tha se kryeministri Micotakis ka folur hollësisht për planet për të ndihmuar më tepër Maqedoninë e Veriut.

 “Flasim për vendkalimet kufitare. Flasim se është mirë që të ndërtohet vendkalimi “Markova noga”. Folëm se i grupi ekspertëve ndërkombëtar duhet të vazhdojë me bisedimet dhe mbledhjen, që të gjejë zgjidhjet e pranueshme, kuptohet për të dy palët. Besoj se gjendet zgjidhje e pranueshme për këtë punë, duhet t’i vazhdojnë bisedimet. Dhe besoj se do të gjejmë zgjidhje të pranueshme, e cila me të vërtetë do të jetë për biznesmenët, për prodhuesit, për kompanitë edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Republika e Greqisë”.

Kryeministri maqedonas tha gjithashtu se ata kanë biseduar që të japin orientime për kabinetet e tyre që të vazhdojnë në këtë drejtim.

Takimi Zaev – Micotakis u mbajt në kuadër të Samitit të katërt në Selanik. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono