Zaev shfajëson Moskën zyrtare për telefonatat  

14:50 | 11/07/2019

Rusia nuk është vendi që zhvillon luftë speciale kundër Maqedonisë së Veriut. Kështu ka deklaruar Kryeministri Zoran Zaev gjatë një takimi me ambasadorin rus në Shkup Sergej Bazdnikin. Zaev ka lënë të kuptohet se Rusia zyrtare është haptazi kundër hyrjes së vendit në NATO, por se nuk është e përfshirë në kurdisjen me bisedat telefonike.

Pasi kërkoi falje nga presidentet e Kosovës dhe Serbisë, i erdhi rendi ta ulë topin edhe me ruset. Kryeministri Zoran Zaev, u paraqit sot në hapjen e pompës së benzinës në hyrje të Haraçinës, kur prezent ishte edhe ambasadori rus, Sergey Bazdnikin.

“Pasi të përfundojmë këtu shkojmë në takim që e kemi aranzhuar para 10 dite, për shkak se komunikim të rregullt me të gjithë ambasadorët, ashtu është edhe me ambasadorin rus. Federata ruse është mik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këto performaca të rrejshme që janë bërë edhe ndaj meje për fat të keq, janë punë private, nuk janë akt i Federatës Ruse”.

Zaev tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, nuk do të thotë se do të jemi armiq të Federatës Ruse. Një shtet i vogël si Maqedonia e Veriut, dëshiron miqësi me të gjitha shtetet.

“Ka shumë qendra të fuqisë që nuk u shkon në dobi të tyre që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e NATO-s, dhe këtë e thonë qartë shumë shpesh. Unë i kuptoj argumentet që i kanë për këto qëndrime, por edhe në herë e përsëris se alternative përveç anëtarësimit në NATO dhe BE nuk ka dhe kjo është përcaktim i qytetarëve”. 

Përveç audio xhirimeve, portale të afërta me opozitën, filluan të publikojnë edhe fotografi nga mesazhet që i kanë ndërruar Zaev dhe Poroshenko i rrejshëm.

/ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono