Zaev: Port për Maqedoninë në Durrës

16:14 | 05/09/2018

Një pjesë e Portit të  Durrësit mund t’i jepet për shfrytëzim Maqedonisë. Kështu është shprehur kryeministri Zoran Zaev, duke iu referuar bisedimeve me kryeministrin Rama. Megjithatë nga qeveria shqiptare nuk ka ende ndonjë koment mbi këtë çështje.

Maqedonia pretendon të ketë një port tërësisht të sajin në Durrës. Në një takim të zhvilluar me përfaqësues të dhomës së industrisë maqedonase kryeministri Zoran Zaev shprehet se ka marrë garancinë e kryeministrit Rama për këtë projekt.

“Nga kryeministri i Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japë një port në Durrës ku do të valvitet flamuri maqedonas dhe do të jetë në shërbim të dhomave tona të tregtisë. Një konkurencë e tillë mund të ndikojë që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet do të ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë”.

Për të patur më shumë akses kompanitë maqedonase që përdorin portin e Durrësit,  2 kryeministrat kanë diskutuar në mbledhjen mes 2 qeverive të zhvilluar dhjetorin e shkuar në Pogradec dhe e kanë bërë publike këtë dakortësi, por pa specifikuar më shumë detajet e këtij diskutimi.

Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë nuk është komentuar nga qeveria shqiptare. Por përpara se t’i japë akses Shkupit në portin e Durrësit, Tirana duhet të marrë më parë një vendim për bizneset nga Kosova. Në mbledhjen e vitit të shkuar mes 2 qeverive shqiptare u diskutua për funskionimin e një zyre operacionale në Portin e Durrësit për mallrat e sipërmarrësve nga Kosova, një vendim ky që pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e radhës që do mbahet në mesin e nëntorit në Pejë. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono