Zaev paralajmëron: Të mësojmë nga përvoja e Shqipërisë

23:11 | 20/11/201923:110

Kryeministri Zoran Zaev, theksoi se Maqedonia e Veriut do te bëjë vetingun për gjykatat dhe prokuroritë, si një proces i patjetërsueshëm, por paralajmëroi se duhet të kihet parasysh përvoja e Shqipërisë në mënyrë që vendi të mos mbetet pa gjykatës dhe prokurorë.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev nuk komentoi deklaratën e prokurores Vilma Ruskoska, e cila tha se do të kërkojë hetim financiar për gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Shkup, të cilët liruan nga paraburgimi dhe e dërguan në arrest shtëpie, ish-prokuroren Speciale Publike, Katica Janeva, e dyshuar në rastin “Zhvatja”.

Por Zaev, përsëriti se do të ketë veting për gjykatat dhe prokuroritë sepse ky është një proces i patjetërsueshëm i cili duhet të bëhet patjetër.

“Populli unë pret tronditjen e gjykatësve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve. Kjo duhet mirë të organizohet. Të mësuar nga përvoja e Shqipërisë, duhet të dimë a jemi të gatshëm; të analizohet që të mos mbesim pa gjykatës dhe prokurorë. Vetingu është detyra e jona si shoqëri. Ky process duhet të bëhet patjetër. Në të ardhmen presim transformim të shoqërisë tonë.”

Zeav paralajmëroi se mund të mos ketë mjaftueshëm gjykatës dhe prokurrorë rezervë dhe nëse ndodh që qindra prej tyre të mos e kalojnë vetingun, nuk ka sesi të plotësohet ajo zbrazëtirë.

“Ne sipas sistemimit në gjyqësor kemi 750 gjykatës, ndërsa për momentin janë vetëm 520 gjykatës. Dhe nëse ndodh që qindra prej tyre nuk e kalojnë vetingun, nuk do të kemi prej nga t’i plotësojmë ata, e jo më 200 tjerë. Akademia e ka grykën e ngushtë’ nuk prodhon shumë njerëz”.

Kryeministri maqedonas tha megjithatë se vendi ka kuadro cilësor me pesë vite përvojë, avokatë dhe profesorë universiteti. Kryeministri Zaev, theksoi se lidhur me këtë proces, ka sinjale pozitive edhe nga opozita dhe se shpreson se kjo do të ndodhë së shpejti. /abcnews.al

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono