Zaev: Ndryshimi i kufijve të Maqedonisë së Veriut, vetëm në ëndërr

14:42 | 17/02/2019

Në një intervistë për Deutche Welle kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, deklaron se kufijtë e Maqedonisë së Veriut nuk mund të ndryshojnë kurrë. Zaev u shpreh gjithashtu se vendi i tij mbështet çdo marrëveshje Kosovë-Serbi që garanton paqe.

Një intervistë për Deutche Welle, me kreun e ekzekutivit maqedonas Zoran Zaev zbardh pikëpajen e këtij të fundit lidhur me tezën e ndryshimit të kufijve në Ballkan. Gjatë bisedës, Zaev për rastin Kosovë–Serbi thekson rëndësinë e një zgjidhje që garanton paqe, si faktor të vetëm vendimtar për mbështetjen nga shteti i tij.

“Nuk po hyj në detaje, sepse nëse dikush nga vendet fqinjë komenton detajet, kjo mund të kthehet në një problem. Kjo është çështje mes Beogradit dhe Prishtinës, unë besoj, se ata do ta gjejnë një zgjidhje. Shpresoj për një zgjidhje pozitive dhe miqësore, dhe dua t’i ndihmoj të dy presidentët dhe qeveritë e tyre.”

Por kur teza e ndryshimit të kufijve në Ballkan shtrohet për shtetin e tij…

“… ata vetëm mund të ëndërrojnë për ndryshimin e kufijve të Maqedonisë Veriore. Ne jemi anëtar i NATO-s. Nuk do të ketë ndryshim kufijsh në Maqedoninë Veriore. Ne jemi të sigurtë dhe (anëtarësia në NATO) na e jep këtë siguri”.

Zaev theksoi për Deutche Welle se qëllimi i përbashkët i vendeve të rajonit është një hapje kufijsh, brenda unionit europian.

“Të jemi në një kufi të përbashkët europian, kjo është gjëja më e rëndësishme. Nëse mendojmë në këtë drejtim, duhet të veprojmë në këtë mënyrë. Më në fund duhet të ndalim të mendojmë, se bota ka filluar të ekzistojë me kombet tona. Jo. Ne mund të jemi të gjithë më ambiciozë, të tregojmë më shumë solidaritet, të ndihmojmë më shumë njëri-tjetrin për një jetë më të mirë, ne kemi të gjithë vetëm një jetë”.

Kjo mund të arrihet duke lënë mënjanë nacionalizmat, thekson Zaev dhe shumëçka varet nga vetë  politikaët, përfundon ai./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono