“Yotuber” në moshën 6-vjeçare, koreano-jugorja Boram blen një qiellgërvishtës

12:15 | 28/07/201912:150

Është vetëm gjashtë vjeç, por koreanojugorja Boram, e cila është një youtuber që numëron 31 milion ndjekës, është aq e pasur sa ka mundur të blejë një qiellgërvishtës me vlerë 8 milionë dollarë, në Seul.

Boram, një gjashtë vjeçare nga Seuli, është një youyube-r, e cila në fillim të këtij viti ka blerë një qiellgërvishtëse me vlerë pre 8 milion dollarësh në zonën e pasur të Ganjam, në kryeqytetin e Koresë së jugut. Vogëlushja, në dy kanalet e saj në You Tube numëron 31 milion ndjekës dhe për të menaxhuar suksesin e saj të madh online, i është dhënë nga prindërit e saj një shoqëri “Boram Family company”, përmes të cilës është blerë dhe ndërtesa. Por kryesimi i më të pasurve të Youtube është ende larg për atë, pasi në vend të parë është Rajan Kaji i cili në vitin 2018 në moshën shtatë vjeçare ka fituar rreth 22 milion dollarë.

Sipas CNN, Boram ka dy kanale në You Tube, njërin të hapur në vitin 2016 me 13.6 milionë të regjistruar ku merret me analizimin e lodrave, dhe kanalin tjetër ku shpërndan video për  fansat e saj të vegjël me 17.6 milionë të regjistruar.

Në një nga videot e saj më të popullore me më shumë se 376 klikime, Boram bën makarona të gatshme me një kuzhinë lodër plastike dhe më pas i ha me entuziazëm.

Në këtë mënyrë vetëm gjashtë vjeç, ajo mund t’i lejojë vetes investime në pasuri të patundshme. /ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono