Yllka Neziri nga Kosova, shqiptarja e parë në Asamblenë e një bashkie në Norvegji

14:30 | 18/09/201914:300

Yllka Neziri është shqiptarja e parë që ka fituar një vend në Asamblenë e Sandefjord në Norvegji. Nëna e tre fëmijëve është e lindur dhe e rritur në Gjakovë, ndërsa në moshën 18 vjeçare emigroi familjarisht në Norvegji.

E lindur dhe e rritur në Gjakovë të Kosovës. Yllka Neziri që 18 vjece në kohën kur nisi lufta në Kosovë bashkë me familjen migruan në Norvegji.

Asnjëherë nuk e kishte menduar se do t’i futej politikës.

Ajo kishte punuar shumë duke krijuar atje në biznes të sajin, si dhe familjen e sja të re.

Megjithatë në vitin 2015 si nënë e tre fëmijëve,  ajo iu fut politikës duke u bërë anëtare e qendrës së djathtë norvegjeze të kryeministres Erna Solberg.

Ajo ka fituar në zgjedhje e vitit  2015 duke u bërë kështu asamblistja e parë shqiptare në një komunë në Norvegji.

Edhe në zgjedhjet e fundit që u mbajtën më 9 shtator Neziri sërish ka fituar duke marrë një mandate të dytë si asambliste në qytetin Sandefjord.

Ajo menjeherë pas zgjedhjeve ka vendosur ti kalojë disa ditë pushime në Kosovë. Por meqë zgjedhjet në Kosovë janë afër ajo është habitur me faktin që në Kosovë vetëm 30% të femrave janë në lista zgjedhore.

Thotë se ky diskriminim gjinor nuk ndodh në vendin ku ajo jeton.

Në zgjedhjet e fundit locale në Norvegji  Faruk  Brahimi ka rritur në dy numrin e shqiptarëve të përfaqësuar në komunat norvegjeze. Ai u zgjodh asamblist në qytetin Sandnes.

/ABC News Albania 24/7

 

 

 

 

 

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono