Xhufi në Provokacija: Në shekullin 15 gjuha është faktori kryesor identitar

22:35 | 06/11/2018

“Gjuha është faktori kyresor identitar tek shqiptarët”. Kështu u shpreh historiani Pëllumb Xhufi në studion e Provokacijas në ABC Neës, duke iu referuar historisë së shekullit të XV. Sipas tij feja nuk ka qenë dhe nuk mund të jëtë.

“Në shekullin 15 është identiteti etnik i bazuar në disa pilastra, i pari është gjuha dhe kjo del qartë në dokumentat e shekullit 15, të huajt ne na dallojmë për shkak të gjuhës, jo fesë, as gjeografisë, apo historisë. Shqiptarë për nga gjuha. Gjuha është faktori kyresor identitar tek shqiptarët feja nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë”.

Ajo që vëren Xhufi te shqiptarët nuk është islamizmi, por paganizmi.

“Paganizmi ekziston edhe sot e kësaj dite te katolizmi, myslimanizmi dhe mbi të janë shtresuar këto strukturat fetare”.

Xhufi konfirmon se studiuesit e njohur e merrnin Shqipërinë si fillesë të gjithë Ballkanit.

Duke folur për mënyrën e të shkruarit saktë të historisë Xhufi thekson se ka kriter të bazuar në dokumenta, por thekson se ka edhe rpesione.

“Ka një kriter bazë që ne historianët e kemi si princip bazë që historia duhet shkruar në bazë të gjithë dokumentave. Shpesh herë ndodh që seleksionohen dokumenta, shkohet aty ku është paragjykimi i autorit dhe nxirret një konkluzion i paragjykuar. Kjo është një arsye objektive. Arsyeja tjetër është që historia sa më afër nesh të jetë aq më e prekshme është, sa i përket ndërhyrjeve të autorit dhe presioneve të politikës. Autori ka qëndrimet e veta, ka historinë e vet, e cila ngatërrohet. Çështjet e luftës së dytë botërore janë shumë të ndjeshme dhe ata që e shkruajnë këtë histori janë nën presion të fortë”.  /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono