Xhufi në Provokacija: Ka dokumenta të reja për Skënderbeun

20:54 | 02/11/2018

I angazhuar me kumtesa dhe pjesëmarrës në komisionin shkencor për aktivitetin mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në studion e “Provokacija” ka folur mbi dokumentat e reja të nxjerra në këto aktivitete nga studiues dhe muzikologë të huaj për figurën e Skënderbeut. Sipas tij ka dokumenta dhe kodikë që flinin nëpër arkiva, si edhe simfoni të panjohura më parë.  Por ajo që vëren historiani është një rënie klasi në Albanalogji krahasuar me 50 vite më parë.

“Janë thënë gjëra të reja dhe janë nxjerrë gjëra të reja, nuk kanë qenë konferenca dhe aktivitete rutinë. Ne kemi pasur një format të ri të takimeve shkencore, leksione madhore ku kemi ftuar studiues të huaj nga më të mirët edhe muzikologë e studiues letërsie të cilët kanë sjellë gjëra të mira.

Ka një rënie klasi në Albanologji jo vetëm te ne, por edhe jashtë nëse do shihnit emrat e 50 vjetëve më parë në 500 vjetorin e vdekjes së Skendërbeut kanë qenë emra “dinozaurësh”. Nuk i gjen më sot emrat e kolosëve të mëdhënj.

Ka dokumente të reja që datojnë në fund të shekullit 15 fundi i shekullit 16, epoka e tij përfshin dekada të tjera. Tekste ose kodikë që flinin në arkiva të ndryshme. Kjo është një risi pozitive, jo që sjell përmbysje, por e pasuron atë. Kanë dalë simfoni për Skenderbeun që ishin të panjohura. Iu la kohë e lirë. Pa limit kohe mund të referonte dhe çdo referat shoqërohej me pyetje dhe debat shkencor”.

Bazuar në dokumentarë ajo çfarë dimë për Skënderbeun sot, sipas Xhufit nuk ëhstë një mit. Ai ishte vetëdeklaruar shqiptar i kulluar dhe është një realitet i dëshmuar me dokumente arkivorë.

“Skënderbeu ishte shqiptar i kulluar se vetëdeklarohet, në një formë solemne në një letër që i bën një princi italian, i cili e fyente në prag të fushatës në Itali i thoshte se ti kot vjen me ushtarë se do të shpartallojmë dhe ky i thotë që nëse kronikat tona nuk të gënjejnë ne jemi pasardhës të piranjëve.

Kur flet për mit për Skenderbeun, për të ka dosje të tëra me dokumente arkivore dhe letra të shkruara me dorën e tij. Skenderbeu ka qenë një realitet i dëshmuar me dokumente arkivore.

Dokumente të Vatikanit janë botuar nga një historian serb dhe janë botuar dhe nga Shmidi dokumenta të reja. Është një figurë reale që duhet studiuar edhe në imtësitë e tij”.

I pyetur përse u ngrit Skënderbeu kundër turkut në 1943 kur kishte jetuar për dekada të tëra në Turqi, Xhhufi jep këtë shpjegim.

“Atë e thotë vetë Skendeërbeu, u ngrit sepse gjeti momentin kur në Europë kishte një koalicion antiosman, kur kishte dalë Hungaria si fuqi e madhe  që kishte ndalur avancimin e turqve në Danub dhe ngelej një boshllëk i madh këtu në Shqipëri, fronti i Perëndimit. Ai kuptoi rolin e tij dhe këtë ia thotë princit italian mos isha unë këtu ato zotime që ke në itali do ishin bërë të turqve. Ai e dinte rolin e tij gjeopolitik dhe të Shqipërisë në atë kohë”.

Ajo që vëren historiani gjatë këtyre kumtesave është lufta krahinore për përvetësuar origjinën e Skënderbeut.

“Ka luftë krahinore për ta përvetësuar Skënderbeun , dikush nga Hasi, Mati, Dibra, Mirdita. Është fare e qartë se nga është Skënderbeu e ka thënë Gjon Muzaka. Ai është një historian i përkryer, pasi në shekullin e 15 në Europë nuk gjeje një shkrues që thotë unë kaq di, nuk di më shumë . Muzaka e kishte Donikën vajzë të dajës. Ai thotë që i Pali i Kastriotëve kishte dy fshatra në Dibër.

Ku e dimë ne deri ku shtrihej Mati apo Dibra. Në biseda të tilla hyhet me paragjykime krahinore. Skenderbeu ishte shqiptar të dhënat thonë nga zona e Dibrës. Bëri krushqi me Balshajt, Topiajt dhe familjet më të mëdha. Ai krijoi aleancë edhe me lidhjet familjare dhe përbashkim të gjithë shqiptarëve”– shprehet Xhufi. /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono