Xhubleta, veshja 4000 vjeçare rrezikon zhdukjen

16:59 | 26/06/201916:590

Koleksionistë dhe specialistë të trashëgimisë kulturore pranojnë rrezikun e zhdukjes së xhubletës, artefaktit 4 mijë vjeçar. Ekspertja ndërkombëtare e UNESCO-s  për Shqipërinë Meri Kumbe, thotë se ëorkshopi “Mbrojtja edhe Trashëgimia Kulturore Jomateriale dhe inventarizimi i saj me bazë komunitetin” është  hapi i parë për regjistrimin në UNESCO.

Xhubleta artefakti i rrallë i trashëgimisë tonë materiale, daton mbi 4mijë vjet më parë.  Studiues dhe koleksionistë e vlerësojnë si mbretëresha e kostumeve popullore shqiptare.

Ky kostum rrezikon zhdukjen, sipas koleksionistes Luljeta  Dano,  pasi ka pushuar se prodhuari në fund të viteve ‘50.

Duket pak paradoksale, por si hulumtuese e xhubletës, e cila prej 15 vitesh ka shkelur thuajse në zonat ku xhubleta është prodhuar dhe mbartur si veshje, ajo fakton se edhe në ditët tona xhubleta vazhdon të vishet në ceremoni të veçanta jo vetëm në Malësinë e Madhe.

Në vitrinën e Muzeut Historik Kombëtar kjo është një xhubletë mbi 150 vjeçare, ku na shpjegon veçantinë e saj.

Meri Kumbe, ekspertja ndërkombëtare e UNESCO-s  për Shqipërinë, pranon se xhubleta dhe disa dukuri të tjera të trashëgimisë kulturore rrezikojnë zhdukjen.

Kumbe thotë se qëllimi i ëork shop “Mbrojtja edhe Trashëgimia Kulturore Jomateriale dhe inventarizimi i saj me bazë komunitetin” është  hapi i parë për regjistrimin në UNESCO.

Xhubleta është veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, mbi lumin Drin, në Dukagjin, Nikaj-Mërturi e Rugova, Malësi e Madhe dhe shqiptare të Malit të Zi. Në zonën e nën Shkodrës e deri në Breg të Matës ku malsorët e Malsisë së Madhe ranë. Xhubleta është një fund në trajtë këmbanë, që vjen i valëzuar përfundi, sidomos në pjesen e mbrapme.

Megjithëse flitet shpesh për xhubletën ende nuk janë të qartë as studiuesit, nëse ky kostum unik i përket Muzeut, apo duhet të jetë e regjistruar në UNESCO. /ABC News Albania 24/7

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono