“Xhisiela”, Artur Bushi në Prokurorinë e Tiranës

11:18 | 18/10/201811:180

Dosja Xhisiela ka mbi 1 muaj që është në qendër të debatit politik në vend. Rasti u denoncua nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, i cili më pas u arratis në Zvicër, ku kërkon edhe azil. Nuhu ka akuzuar deputetët Taulant Balla dhe Rrahman Rraja se ndodheshin në Komisariatin e Fushë-Krujës në momentin kur ndodhi kërcënimi i pretenduar prej tij, në këtë komisariat ndodhej edhe Artur Bushi.

Për këtë ngjarje është arrestuar Rexhep Rraja, i cili ndodhet në burg, pasi edhe Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të linte në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Rraja akuzohet për përndjekje, ndërkohë që deputeti socialist Taulant Balla ka paditur për shpifje dhe kallëzim të rremë kryedemokratin Lulzim Basha, deputetët Edi Paloka dhe Enkelejd Alibeaj, gazetarin pranë PD, Basir Çollaku, dhe ish-oficerin e policisë, Emiljano Nuhu./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono