Xhelal Mziu bën parashikimin e saktë për Vllaznia-Laçi

14:38 | 30/04/201814:380

Një tjetër rezultat i Superligës, i gjetur saktë nga kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Përballja Vllaznia-Laçi përfundoi 1-0 ashtu siç ishte shprehur kryebashkiaku.

Mund të parashikosh dhe të jesh i saktë.

Ndodhi me ndeshjen Vllaznia-Laçi të Superligës, për të cilën kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, pati një parandjenjë.

Mziu ishte shprehur që përpara se takimi në “Loro Boriçi” do të përfundonte 1-0 për shkodranët, dhe kështu ndodhi, me golin e shënuar nga Xhevahir Sukaj me penallti.

Rastësi apo diçka më shumë?

Shumëkush beson për të dytën, edhe pse do të duhen prova si ato të “kalçopolit” në Itali që të dalë versioni i saktë.

Gjithsesi, ky ishte parashikimi i dytë i saktë i Mziut në këto javët e fundit, pas atij për ndeshjen Teuta-Laçi.

Xhelal Mziu: “Jam i sigurtë që në ndeshjen me Teutën do të humbi, kështu që të gjithë ata, kështu që i ftoj të gjithë ata që vendosin bast për të vendosur bast që humb Laçi dhe fiton Teuta”.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës nuk kursehet aspak në akuzat e tij duke deklaruar se javën e ardhshme do të bëjë një parashikim tjetër.

Ai mendon se ka trukime në Superligë, ndërsa akuzon se skuadra e qytetit të tij po pengohet qëllimisht.

Kamza, sipas Mziut, mori 26 pikë në gjysmën e parë të sezonit, ndërsa tani e ka shumë më të vështirë, edhe pse ka marrë përforcime.

Gjithsesi, barazimi 3-3 në fushën e Teutës, bëri që kamzalinjtë të hidhnin një hap të madh drejt mbijetesës, pasi morën pikë në fushën e një rivali direkt, ndërsa kanë 38 pikë, ndaj 36 të Vllaznisë e 34 të Teutës kur duhen edhe 5 ndeshje deri në përfundim./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono