Xhaka në kundërsulm, ia plas të gjitha në fytyrë trajnerit Reja

08:32 | 14/11/201908:320

Taulant Xhaka ndihet keq. Mesfushori, i cili nuk u paraqit në grumbullim me kombëtaren për ndeshjet me Andorrën dhe Francën, ka njoftuar se është i dëmtuar dhe ka kërkuar që të rikuperohet gjatë kësaj periudhe dhe të bëhet gati për Baselin. Një ditë më parë, trajneri Edoardo Reja tha se ishte vendimi i Xhakës që të mos vinte në kombëtare dhe se ata e kishin ftuar dhe e kishin siguruar që do të luante njërën ndeshje.

Xhaka nga ana tjetër thekson se nuk është e vërtetë që e ka refuzuar Shqipërinë: “Edhe trajneri Reja tha që e kam refuzuar Kombëtaren. Kjo nuk është aspak e vërtetë! Dua që ta dijë i gjithë populli shqiptar se kjo që është thënë dhe shkruar dje nëpër rrjete sociale dhe ajo që thonë ata, nuk është aspak e vërtetë. Unë për fanellën dhe për flamurin kombëtar jap edhe jetën”.

Mesfushori më pas shton: “Edhe herën e parë që unë isha në listën e pritjes, asnjë person, as trajneri, nuk më ka telefonuar apo shkruar për të më thënë se si është puna rreth kësaj zgjedhjeje. Këto janë gënjeshtra dhe pallavra. Më falni që shprehem kështu! Por, unë për këtë fanellë e për këto ngjyra kam dhënë shumë. Kam dhënë maksimumin tim. Nuk mundet që të ma humbasë askush këtë emër”.

Xhaka nuk e kursen trajnerin Reja. “Shikoni, po e bëj të gjithë këtë shpjegim, sepse pashë shumë gjëra të pavërteta nëpër rrjete nga njerëz, me komente e shumëçka të pavërteta. Reja duhet ta pyesë veten më shumë pse më lë mua në listën e pritjes. Dy herë. Unë personalisht po luaj çdo ndeshje me Bazelin, plus po luaj edhe në Europa Ligë që do të kemi edhe një raund tjetër në vazhdim”, shprehet mesfushori për “Panorama Sport”.

“Trajnerin e kam dëgjuar të thotë se ftesën do ta marrin ata që luajnë në ekipe dhe unë nuk e kuptoj. Gjithsesi, nuk është problemi im në këtë pikë. Unë e dua Kombëtaren dhe jam me gjak dhe me fis shqiptar. Gjithmonë! Nuk mundet askush të ma humbë këtë gjë. Jam lënë në listën e pritjes pa marrë as më të voglin shpjegim. Fare. Ama mendoj se nuk mund të humbasë respekti për ata që kanë një kohë të caktuar në Kombëtare…”, përfundon Xhaka. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono