Xhafaj takon Avramopoulos edhe për terrorizmin e emigracionin


16:37 | 06/12/2017

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takoi në Bruksel komisionerin europian për sigurine Dimitri Avramopoulos. Xhafaj u shpreh se reformat dhe përpjekjet për të luftuar krimin dhe terrorizmin do të vazhdojnë.

Lufta kundër terrorizmit e krimit të organizuar ishin temat kryesore të takimit të mbajtur në Bruskel, mes ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe komisionerit të BE-së për Sigurinë Dimitris Avramopoulos. Xhafaj, u shpreh se Shqipëria do të bëjë hapa të rëndësishëm përpara në luftën ndaj bandave, kjo falë edhe mbështetjes së Bashkimit Europian.

“Ne do të bëjmë hapa të rëndësishëm që kanë të bëjnë me çështjet e luftës ndaj krimit të organizuar, trajtimit të çështjeve të emigracionit të paligjshëm dhe një sërë çështjesh të tjera që na preokupojnë në rrugën tonë në integrimin në Bashkimin Europian”.

Nga ana tjetër, komisioneri Avramopoulos konfirmoi mbështjen për Shqipërinë dhe tha se pikat kryesore të diskutimit ishin veç emigracionit dhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Avramopoulos tha se shumë shpejt do të vizitojë Tiranën për të parë progresin që është arritur në këto pika./abcnews.al

 

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono