Xhafaj para mediave: Akuzat qesharake, s’kam arsye të dorëhiqem

18:50 | 16/05/2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dalë sot pasdite para mediave për të konfirmuar se në asnjë rast, nuk i ka siguruar imunitet vëllait të tij. Xhafaj i ka konsideruar sharlatanë politikë akuzuesit, që sipas tij kanë bashkuar interesat me grupe kriminale.  Ai tha se nuk është i shantazhueshëm e nuk e ka menduar ndonjëherë dorëheqjen për akuzat që i bëhen.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk do të japë dorëheqjen lidhur me akuzat e Partisë Demokratike për përfshirjen e vëllait të tij Agron Xhafaj në trafik droge. Ai i konsideroi akuzat një mashtrim, ndërsa audio përgjimin manipulim.

“Kryeministri nuk më ka kërkuar dorëheqjen dhe nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen”.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i konsideroi qesharake akuzat e Partisë Demokratike se ka falsifikuar kodin e procedurës penale për të shpëtuar nga burgu vëllain e tij Agron Xhafaj.

“Lidhur me falsifikimin e kodit të procedurës penale është akuza më qesharake që kam dëgjuar për veten time. E kam të vështirë ta besoj që edhe pse nuk kam asnjë simpati politke për ata, si mund të shpallet njeriu kaq injorant. Qesharak komplet këta lloj njerëzish. Nuk ka asnjë kontribut timin teknik në këtë çështje, por e mbroj fort atë si një nen në përputhje me Konventën. Së dyti, kjo e pikë e nenit 491 është një standard ndërkombëtar, nuk e kemi shpikur ne. E treta, ky rregullim i ri në kodin e procedurës nuk ka lidhje fare me rastin e vëllait tim. Është mashtrim i rëndë publik, mbrohen vetëm ata që janë dënuar në mungesë. Në rastin konkret, im vëlla ka qenë i përfaqësuar nga një mbrojtës i caktuar jo kryesisht.”

Në konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm sqaroi akuzat e Partisë Demokratike në lidhje me vëllain e tij Agron Xhafaj.

“Lidhur me vëllain tim Agron Xhafa siç është e njohur, vëllai im ka marrë një vendim në Itali. Disa herë kam bërë deklarime publie për këtë çështje. Kushdo që do të verifikojë koherencën në vite mund ta bëjë lehtësisht.

Ngjarja ka ndodhur në 2002, vëllai im ishte 25 vjeç. Autoritet e kanë dënuar një muaj dhe e kanë larguar nga Italia. Në atë kohë isha në qeverinë Majko

I kam kërkuar kryeministrit Majko dorëheqjen në lidhje me këtë ngjarje. Kryeministri Majko nuk e pranoi doreheqjen time.

Vëllaim im nuk ju fsheh hetimit, por ka kërkuar të gjykohet në të gjitha nivelet e gjykimit. Ai nuk ju fsheh autoriteteve.

Asnjë veprim i imi nuk ka krijuar imunitet apo favor kundrejt ekzekutimit penal ndaj tij.

Si një vëlla i përgjegjshëm unë kam bërë gjithë çkam patur në dorë që im vëlla të kthehej në vlerat e familejs sonë. Im vëlla shumë shpejt iu kthye normalitetit, krijoi familje, ndërtoi familjen e vet bazuar në mundin e djersën e vet. Ai nuk kërkoi favore apo privilegje në shkeje të ligjit.

Sot unë e familja ime jemi të goditur shpirterisht, sepse fajin po e vuan një Agron që nuk ka lidhje me atë të 16 viteve me parë”.

Siaps tij e gjitha kjo është një orkestrim i opozitës për interesat e saj meskine, ndërsa theksoi se Opozita ka rënë në batakun e arrogantëve e shantazhuesve të rëndomtë.

“E gjitha çfarë ka ndodhur ka orkestrim me qëllim ligësia politike e njerëzore e opozitës dhe interesat meskine me interesat e grupeve kriminale janë bërë bashkë brenda sistemit të kalbur të drejtësisë.

Opozita ka rënë në batakun e arrogantëve e shantazhuesve të rëndomtë, pavarësisht dëmit që mund t’i shkaktojnë Shqipërisë”.

“Kushdo i përfshirë në këtë skandal të madh, duhet të marrë përgjigje. Ne do t’i kërkojmë sot publikisht Prokurorisë veprime të shpejta për gjetjen e gjithë atyre që janë përfshirë në këtë aferë kriminale dhe dënimin në mënyrën më të merituar. Unë nuk kam frikë. Askush nuk mundet të më shantazhojë, apo të më pengojë në arritjen e qëllimeve të larta në atë që kam marrë përsipër të bëj, luftë pa kompromis me krimin”.

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono