Xhafaj nga Rrësheni: Policia, aleati më i rëndësishëm i qytetarit


18:28 | 17/04/2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë Vendore Lezhë Ferdinand Mara, kanë inauguruar Zyrën e Shërbimit për Qytetarin në Komisariatin e Policisë Mirditë.

Në fjalën e tij ministri Xhafaj tha se kjo zyrë shërben për zgjidhjen e çdo problemi të qytetarëve

“Më vjen shumë mirë që është rikonstruktuar gjithë ky ambjent i përshtatshëm,  që të vijnë njerëz dhe të gjejnë një ambjent të tillë që edhe nga pikëpamja funksionale të jetë një gjë sa më e mirë, sa më e përshtatshme.

Dhe e dyta që është shumë e rëndësishme, janë njerëzit, shërbimi që ofrojnë. Një qytetar kur vjen në mjediset e Policisë, duhet të gjejë një mjedis të ngrohtë. Policia është aleati kryesor i qytetarit.

Njerëzit duhet të kuptojnë se po shkojnë atje ku i dëgjojnë, po shkojnë atje ku i respektojnë, po shkojnë atje ku e vlerësojnë hallin e tyre dhe përpiqen që t’ua zgjidhin. Kjo është më e rëndësishme. Nuk është Policia përballë qytetarit. Policia është në krah të qytetarit. Kurse përballë kanë shkelësit e ligjit. Ne jemi bashkë me qytetarët, aleati më i rëndësishëm i qytetarit është Policia”.

Ne kete Komisariat mbi 30 shtetas çdo ditë i drejtohen kësaj zyre për problematika të ndryshme. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono