WJS: Trump i kërkoi homologut ukrainas që të hetohet për djalin e Joe Biden

10:55 | 21/09/201910:550

Pas disa ditësh polemikash, është zbardhur përmbajtja e telefonatës së denoncuar nga një agjent i shërbimit sekret amerikan. Presidenti Tramp ka këmbëngulur tetë herë për hetimet për të penguar kandidaturën e Bajden në shtëpinë e Bardhë. Ish zëvendës Presidenti Amerikan nga ana e tij ka kërkuar publikimn e plotë të kësaj telefonate.

Donald Trump ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që Ukraina të nis hetimet ndaj djalit të ish zëvendës presidentit dhe kandidatit demokrat Xho Bajden, për të penguar garën e këtij të fundit drejt Shtëpisë së Bardhë. Është kjo përmbajtja e telefonatës mes dy presidentëve, sipas Uoll Strit Xhornal, që citon një agjent të shërbimit sekret amerikan.

Polemikat janë të ndezura prej ditësh por vetëm të shtunën gazeta e Nju Jork publikoi përmbajtjen e kësaj telefonate. Është një përmbajtje që shpërthen në qendër të fushatës elektorale për presidencialet 2020, 14 muaj larg ditës së zgjedhjeve, kur do të vendoset konfirmimi ose jo i Donald Trump.

Sipas Uoll Strit Xhornal, në 25 korrik Tramp ka këmbëngulur ndaj presidentit ukrainas Volodimir Zelensku, i sapo zgjedhur, që të hetonte ndaj Hanter Bajden. Telefonata u në në korrik të këtij viti dhe Tramp i kërkoi Zelenskit rreth tetë herë që të punonte me avvokatin e tij personal Rudi Xhuliani për hetimet. Hanter Bajden është një biznesmen që ka qenë anëtar i bordit të Burismës, sipërmarrjes më të madhe jo qeveritare që prodhon gaz në Ukrainë. Në një  takim të gjatë me Nju Jorker, të publikuar muajt e fundit, djali i Bajden foli për karrierën e tij duke theksuar disa herë se si ka arritur të mbajë të ndarë detyrimet në Ukrainë me aktivitetet politike të babait të tij. Hanter ka dhe një të kaluar të lidhur me drogën, për të cilën ka folur hapur.

Ish zëvendës presidenti Bajden ka ndërhyrë menjëherë në polemikë duke i kërkuar presidentit amerikan që të publikojë përmbajtjen e telefonatës, në mënyrë që amerikanët të kenë mundësi të gjykojnë vetë për çështjen.

Bajden më tej u shpreh se nëse këto lajme do të konfirmohen, njëkohësisht do të bëhet e qartë se Tramp nuk ka më asnjë kufi në abuzimet e tij me pushtetin dhe në poshtërimin e vendit.

Tramp nga ana e tij e cilësoi çështjen si një sulm politik të kundërshtarëve të tij dhe mohoi cdo sjellje të paligjshme. Sipas tij agjenti sekret që denoncoi rastin në kongresin amerikan, ka shpikur dhe bisedat e tij me liderët e huaj janë gjithnjë të saktë dhe të qarta. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono