Vulin: Deklarata e Haradinajt kërcënim për paqen në rajon

08:36 | 04/03/2019

Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që e ashtuquajtura “ushtri e Kosovës” mund të hyjë në veri të Kosovës dhe Metohisë është një kërcënim për paqen për të gjithë rajonin.
Kështu tha ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ai i tha Radio Televizionit të Serbisë se ushtria serbe ishte e sigurt, e fortë dhe e aftë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në të gjithë vendin, transmeton Klan Kosova.

Haradinaj ka deklaruar se nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty.

“Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë, as kërkon. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Duhet të jemi të sinqertë”./klankosova.tv/.


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono