Vuçiç: Zërat për krijimin e ushtrisë së Kosovës po frikësojnë popullin serb

23:42 | 16/10/2018

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se ideja e krijimit të ushtrisë së Kosovës, por frikëson popullin serb. Ai premtoi se serbët në Mitrovicë do të kenë gjithnjë mbështetjen e shtetit dhe se ai do të bënte të pamundurën për të ndaluar sjelljen e papërgjegjshme të Kosovës.

Deklaratat në Kosovë për krijimin brenda këtij viti të ushtrisë, janë një burim frike për popullin serb. Është kjo deklarata e presidentit të Serbisë Aleksanër Vuçiç, i cili shtoi se vendi i tij është në një pozicion të vështirë. Sipas kreut të shtetit serb disa nga partnerët perëndimorë të Serbisë, po punojnë fuqishëm për ta bërë Kosovën anëtare të Interpol-it. Dhe për këtë arsye sipas tij, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç do të ketë më shumë udhëtime pune këtë javë së bashku me ministrin e brendshëm dhe kryeministren e vendit.

Vuçiç tha se kishte folur për këtë temë dhe kishte paralajmëruar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për situatën, e që tashmë nuk kishte asgjë për të shtuar përvec asaj që kishte deklaruar para serbëve në Mitrovicë. Vuçiç premtoi se nuk do të linte popullin serb pa mbështetjen e shtetit dhe do të bënte çdo gjë për të shmangur një sjellje të papërgjeshme nga Kosova. Gjithësesi ai shtoi se shpreson që të vazhdojë dialogu mes palëve në mënyrë që të evitohen shqetësime dhe frikëra të tilla mes serbëve./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono