Vuçiç: Vendet e rajonit po armatosen, serbët nuk i kërcënon askush as Albin Kurti

15:14 | 21/10/201915:140

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në një intervistë për mediat serbe se vende të rajonit dhe të Evropës Lindore po armatosen, mes tyre edhe Kosova dhe Mali i Zi. Për konfliktin me Kovovën, Vuçiç deklaroi se serbët nuk mund t’i kërcënojë askush, madje as Albin Kurti.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një intervistë për mediat serbe se është i shqetësuar lidhur me destabilizimin dhe përshkallëzimin e mundshëm të konflikteve në rajon.

“Unë jam gjithmonë i shqetësuar dhe ne po bëjmë çdo gjë që mundemi për të parandaluar destabilizimin në rajon. Kjo nisma e Novi Sadit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është shumë e rëndësishme për ne sepse është edhe një nismë për paqe dhe nismë politike, but edhe ekonomikisht e rëndësishme për ne,” tha Vuçiç për televizionin Prva.

Presidenti serb tha gjithashtu se Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroatia dhe vende të tjera më të vogla po armatosen në përputhje me kapacitetet e tyre.

“Ne e shohim kush po i armatos shqiptarët në Kosovë dhe çfarë helikopterësh po blihen nga Mali I Zi dhe po e vëzhgojmë nga afër të gjithë këtë,” tha ai.

Vuçiç foli për radarë dhe ndërhyrje duke thënë se arsyeja pse gjithkush po armatoset tani në glob, është se tashmë nuk është më një polic në botë, por ka shumë lojtarë. Presidenti serb tha se gjithkush kujdeset për veten dhe se Serbia nuk duhet të jetë e dobët, sipas tij, për të mos u paraqitur si një pre e lehtë.

Duke komentuar deklaratën e Albin Kurtit se ai do të zgjidhë problemin e pranisë së Serbisë në veri të Kosovës, Vuçiç tha se askush dhe madje as Kurti, nuk mund t’I kërcënojë serbët.

Sipas tij, dy “infeksione” kanë goditur shqiptarët.

“Ishte një infeksion i shkaktuar nga votat e marra nga Lista Serbe, e cila dukej kaq infektuese saqë iu desh ta bënim atë, dhe tjetra që ata bënë kalkulime nëse dhe si ta përfshinin partinë e Pacollit në qeveri. Prandaj ata bënë skandal,” tha Vuçiç.

Sipas tij, nuk ka as helmim dhe as reaksion infektiv, dhe se gjithçka sipas tij është gjepurë që “tregon nivelin e nervozitetit dhe atë për të cilën gjithkush është i përgatitur të bëjë”./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono