Vuçiç takohet me Putin nën hijen e skandaleve të spiunazhit dhe shitjes se armëve për Ukrainën

15:18 | 04/12/201915:180

Pas skandalit të spiunazhit dhe shitjes së minave tokësore serbe për Ukrainën, Presidenti serb Vuçiç dhe ai rus Putin takohen sot në Sochi. Dy presidentët do të zhvillojnë fillimisht një takim kokë më kokë dhe pastaj do të ketë një drekë pune me delegacionet respektive. Temat kryesore të cilat pritet të diskutohen janë bashkëpunimi bilateral mes dy shteteve, gjendja aktuale në Kosovë dhe rruga drejt një zgjidhjeje përfundimtare. Ndërkohë, mediat në Rusi kanë komentuar se janë dy skandale në Serbi që hedhin hije mbi vizitën e Vuçiçit në Rusi.

“Vizita e ardhshme e Vuçiçit dhe bisedimet e tij në Sochi me Putin kanë një rëndësi thelbësore,” thotë Komersant. Media ruse shkruan se pas dy skandaleve të mëdha që ndikojnë në marrëdhëniet midis dy vendeve, spiunazhit dhe skandalit të shitjes së minave tokësore serbe për Ukrainën, pyetja kryesore në Moskë mbetet: A është Serbia gati të jetë aleati kryesor i Moskës në rajon apo do të vazhdojë të balancojë midis Rusisë dhe Perëndimit. Komersant citon burime pranë autoriteteve në Beograd, sipas të cilit mendohet të kenë thënë se Serbia do të vazhdojë të përpiqet të ruajë një ekuilibër në marrëdhëniet me Rusinë dhe Perëndimin, duke shmangur animin nga njëra palë. Ndërkohë, RIA Novosti raportoi se pas një seri skandalesh në Serbi, ku u përfshi Moska, marrëdhëniet midis dy vendeve janë në provë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono