Vuçiç: Takimi me liderët e Bosnjë e Hercegocinës nuk ishte i lehtë


13:30 | 07/12/2017

Presidenti serb Aleksandër Vucic deklaroi për mediat vendase, se takimi i të mërkurës me tre liderët e Bosnje e Hercegovinës, nuk kishte qenë aspak i lehtë. Por sipas tij, tema kryesore ishte ajo e ndërtimit të atostradës, që lidh Sarajevën me Beogradin.

Pas bisedimeve me tre lidierët e Bosnje e Hercegovinës, të cilat zgjatën më shumë se një orë, presidenti serb Aleksandër Vucic u shpreh se nuk kishte qenë një takim i lehtë. Sipas tij tema më e rëndësishme e diskutimeve ishte ndërtimi i autostradës që lidh Sarajevën me Beogradin.

Ndërsa tema e dytë ishte ajo për një pjesë të kufirit mes dy vendeve ku Vucic pretendoi se homologët e tij bazoheshin në një marërveshje të hershme të Sarajevës. Përfaqësuesit e presidencës së Bosnje e Hercegovinës kishin një qëndrim të ndryshëm nga ai i kreut të shtetit serb, por kjo temë u la të diskutohej në një takim të ardhshëm kur ndoshta të jenë kryer dhe matje të territoreve që janë në diskutim

Ndërsa tema e tretë sipas Vucic ishte ajo e Kosovës, ku pati dhe një përshkallëzim retorikash mes presidentit serb dhe anëtarit musliman të presidencës boshnjake Bakir Izetbegovic i cili më herët kishte thënë se vendi i tij duhej ta kishte njohur pavarësinë e vendit. Por pas reagimeve të ashpra serbe ai u shpreh se deklaratat e tij ishin keqinterpretuar.

Edhe pse anëtari kroat i Presidencës së Bosnjes dhe kolegu I tij Dragan Covic po flisnin në emër të presidencës prej tre anëtarësh, në fund të konferencës për shtyp, Izetbegovic tha se duhej të sqaronte diçka.

Ai iu referua mesazhit të dhënë nga Vucic dhe Covic se në disa cështje të caktuara si ajo e Kosovës, Sarajeva nuk duhej të ndryshonte qëndrim derisa Beogradi ta bënte një gjë të tillë.

Vucic u tha gazetarëve se kishte marrë shumë mbështetje nga ai takim dhe se Bosnje e Hercegovina do të mbante të njëjtin qëndrim si Beogradi për sa i përket çështjeve të brendshme të Serbisë.

Por Izetbegovic theksoi se politikat ndërkombëtare të Bosnje e Hercegovinës do të drejtohen nga tre anëtarët e presidencës së saj dhe do të drejtohen në Sarajevë. Ai shtoi se do të merren parasysh këndvështrimet e vendeve fqinje, por për sa I përket politikave të jashtme ai I kishte kërkuar anëtarit ser btë presidencës që të jepte qëndrimin e tij personal dhe jo të të gjithë presidencës.

Pas kësaj deklarate ishte Vucic ai që tha se duhej të shtonte dicka duke shtuar se kishte shprehur atë që u fol në bisedimet zyrtare për sa I përket Kosovës dhe kufijve./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono