Vuçiç: Situata e serbëve në Kosovë po përkeqësohet

10:51 | 25/12/2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se situata e serbëve në Kosovë po përkeqësohet, sepse Prishtina sipas gjitha gjasave deri në vitin e ri nuk do ta heq tarifën për mallrat serbe.

Por, Vuçiç tha se Serbia në të gjitha mënyrat do ta ndihmojë popullin e saj në Kosovë.

Në një intervistë për TV Pink, ai tha se gjatë vitit të ardhshëm do të rrisë ndihmën për serbët e Kosovës, në mënyrë që të ketë më shumë fëmijë serbë.

Duke folur për letrën që e ka dërguar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Vuçiç tha se përmes saj, presidenti Trump, ka shfaqur dëshirën që problemi mes Prishtinës dhe Beogradit të zgjidhet.

Sipas tij, presidenti amerikan, për herë të parë ka përmendur se po shikohet drejt një zgjidhje kompromisi.

Vuçiç tha se e vetmja pjesë në letër për të cilën ai mendon se nuk është e vërtetë, është pjesa ku thuhet se Prishtina dhe Beogradi janë afër një marrëveshje. “

“Ato nuk janë afër marrëveshjes” tha Vuçiç./REL





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono